KreuAktualitetiSPAK zgjedh pasuesin e Altin Dumanit, REAGON Ambasada Britanike: Ne do të…

SPAK zgjedh pasuesin e Altin Dumanit, REAGON Ambasada Britanike: Ne do të…

SPAK zgjedh pasuesin e Altin Dumanit, REAGON Ambasada Britanike: Ne do të…

Ambasada e Britanisë së Madhe kërkon që procesi i zgjedhjes së kreut të Prokurorisë së Posaçme, nesër të zhvillohet në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.

Siç ka njoftuar dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, intervista me 4 kandidatët që kanë shprehur interes për të qenë pasues të Altin Dumanit, do të zhvillohet më 11 Dhjetor.

“Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente. Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer“, thuhet në njoftimin e Ambasades se Britanisë së Madhe.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit