Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNe kujtim te aktorit korcar Marko Bitraku me rastin e 9-vjetorit te...

Ne kujtim te aktorit korcar Marko Bitraku me rastin e 9-vjetorit te nderrimit te jetes. Nderime dhe respekt!

(15 Janar 1951 – 8 Tetor 2015)

Ne kujtim te aktorit korcar Marko Bitraku me rastin e 9-vjetorit te nderrimit te jetes.
Nderime dhe respekt!
++++++++++++++++++++++++++++
I lindur në Lavdar të Oparit në rrethin e Korçës, pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1974 fillon punën si aktor profesionist në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Në skenën e këtij teatri do të interpretojë me dhjetëra role të cilat do ta bëjnë të njohur për publikun artdashës. Këtu mund të përmendim interpretimet e tij në rolin e Bomarshesë në komedinë “Berberi i Seviljes” apo rolin e Hajnit në dramën “Franku i V-të” i Dyrrenmat. Roli i tij më i fundit do të jetë ai i Jovan Bregut në komedinë “Jovan Bregu, refugjat” e Adelina Balashit.
Më vitin 2008 ai do të realizojë edhe regjinë e monodramës “Velloja e bardhë” e Odise Plakut.
Në kinematografi ka interpretuar më se 13 role. Roli i tij i parë do të jetë në filmin televiziv “Flamur në dallgë” në vitin 1977. Më tej do të vazhdonin role të tjera si ai Komandantit të Xhandarëve në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Selmanit në filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985, rolin e Rushkës në filmin “Njerëz në rrymë”, rolin e Samiut në filmin “I dashur armik” në vitin 2004 etj.
Interpretimi më i fundit i aktorit Marko Bitraku është në filmin “Kronikë Provinciale” në vitin 2009.
Merr pjese edhe ne telekomedine me seri te Arjan Culicit, “Piruet” apo edhe ne serialin dramatik “Njerez dhe fate” , pikerisht nga ky serial lindi edhe filmi “Ishte kohe per dashuri” .
Ndërroi jete me 8 Tetor

Teatri Korçë

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments