KreuAktualiteti"Grimcë..." / Nga Elona Caslli

“Grimcë…” / Nga Elona Caslli

Grimcë…

Në një kafe duke pritur një mik. Përballë kam një grua rreth të shtatdhjetave. I bie telefoni. Ajo e hap dhe flet me të bijën në Whatsup. Bërtet se me siguri nuk dëgjon mirë. I përshkruan të bijës se ç’kishte bërë një ditë më parë. Një rutinë e zakonshme për një grua 70 vjeçe. Mandej e bija i thotë se duhet të niset për në punë dhe se do ta marrë në telefon në darkë.

Telefonata mbyllet, por buzët e gruas së moshuar puthin pambarimisht ekranin e akullt të telefonit në përpjeken e dëshpëruar për të ndierë pakëz aromë bije.

Fut telefonin në çantë dhe lagështira e syve i njom fytyrën.

E shoh dhe besoj se trishtimi nuk mund të ketë pamje tjetër.

Elona Caslli

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit