Në Tiranë janë ngritur e funksionojnë plot pika për karikimin e baterive të makinave elektrike. Në çdo orë të ditës ato janë në punë. Veçanërisht nga taksistët e kryeqytetit. Ngaqë mjetet elektrike janë miqësore ndaj mjedisit është menduar që çdo drejtues mjeti t’i përdorë këto pajisje pa lekë.
Por në fakt ato harxhojnë energji që paguhet nga bashkia, pra nga taksapaguesit e Tiranës. Por ç’ndodh më tej? Përderisa taksitë këtë shërbim e marrin falas, duhet që koston e transportit për qytetarët ta kenë më të ulët se taksitë me karburant.
Në fakt nuk ndodh kështu. Asnjë qindarkë më lirë. Pra qytetari udhëton me këto taksi duke paguar shërbimin, por dhe “karburantin”, pra karikimin. Kjo nuk është fare e drejtë. Quhet si përvetësim në mes të ditës.
Nëse këtë çmim nuk e rregullojnë vetë pronarët e taksive i bie që të ndërhyjë bashkia e Tiranës. Ose ndryshe ajo ta bëjë me pagesë karikimin në pikat që ka ngritur. (Vna.Al)
@NewsIn.Al

