Është bërë e zakonshme,që njerëzit e politikës të mos mbajnë asnjë përgjegjësi për ç’thonë dhe bëjnë,por janë edhe kaq larg në të kuptuarit e asaj që thonë.
Lideri historik i PD zoti Berisha në Foltoren e jashtëzakonshme emocionalisht të Korçës,mes të tjerash artikuloi edhe shtyllat e platformës së tij,për rithemelimin e PD si një parti konservatore.
Mes demokratëve të sakrificave të pamat,që e morën fjalën në takim, dëgjova edhe ligjërime për konservatorizmin.
Kur burimi nuk është i kthjellët edhe uji që del prej tij,s ‘ka si të jetë ndryshe,veçse i turbullt. Ashtu si qasja e çuditshme ndaj konservatorizmit.
E çuditshme,sepse në partitë konservatore,tundja e derës së partisë me vite,nuk përbën shkak për tu promovuar.
Sepse në partitë konservatore,posti,mandati,funksioni, fitohet,nuk bëhet dhuratë.
Sepse në partitë konservatore,punën mund të ta gjejnë shokët e babit,por nëpër lista duhet të futesh me garë.
Sepse në partitë konservatore nuk fiton dot mandat të zgjedhuri,kur merr më pak vota se një administrator pallati.
Sepse forumet e partive konservatore nuk janë mensa bamirësie për mbajtësit e dosjeve.
Sepse konservatorizmi është një malore integriteti,që nuk e ngjit dot,edhe kur mban ekuilibrin me një dorē në revani dhe tjetrën në bakllava.
Sepse konservatorizmi êshtë një kostum,që nuk i bën gjithkujt që është në politikë.

NewsIn. Al

