HomePe KorçeËshtë fat i madh të hipësh këtu…peshon shumë bluza e Skënderbeut…

Është fat i madh të hipësh këtu…peshon shumë bluza e Skënderbeut…

Është fat i madh të hipësh këtu… shumë djersë e punë te ulesh në timon!!!

U mërzitëm,  u mërzitëm… refren i përditshëm në Korçë.  Tashme Skenderbeu nuk është Mbreti… mbret ka mbetur vetëm në zemrat e tifozëve.  Por nuk është kjo arsyeja. Kalojnë me rradhe ndeshjet e kampionatit dhe Skënderbeu aty… në deklaratat e Memellit ” jam i kënaqur me lojën,  por…”

Çfarë por?!  Nuk mjafton të jesh i suksesshëm në nje fund kampionati,  për të pasur imunitet… është loja,  rezultati dhe reflektimi ajo që te garanton suksesin,  jo justifikimi!

Nuk ka justifikim,  jo… ka vetem mungesë deshire,  apati,   mungesë respekti për atë bluzë kampionësh,  të respektuar në mbarë Shqiperinë dhe ne Europë. Mirel Josa doli 4 vite me rradhe kampion dhe nje dite u largua…

Na thuaj një skeme tranier te të besojmë… na mbaj me shpresë… na thuaj se nëse X lojtar kombinon me Y lojtar dhe nxjerin te lire para portës Z do të shenojmë… Po çfarë te thuash… deri më sot jeni për tu transportuar me furgon… jo me këtë autobuz.

Këtu kanë udhëtuar kampionë,  të mësuar me kokën lart. Me por… por… por… vetëm erë bie.

O luani futboll,  o pirdhuni,  themi ne ne Korçë!  Kushtet tuaja,  presidenca,  tifozët, qyteti janë më të mirët!

#NewsIn. Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments