•Prof. As. Dr. Jonela Spaho
“KRISTO FLOQI, KOHA DHE VEPRA E TIJ LETRARE”
•Studim monografik
•Nr. i faqeve 640
•Shtëpia e librit OMBRA GVG
2020

Ky libër i Prof. As. Dr. Jonela Spaho, prezantohet para lexuesve si një studim i plotë, mund të thuhet shterues, mbi krijimtarinë dramaturgjike, të lëvruar plot pasion e përkushtim nga Kristo Floqi.
Krijimtaria e pasur e këtij personaliteti letrar, arrihet të zbulohet bindshëm, në tërë sfondin socio-kulturor të kohës dhe përmes vlerave të spikatura estetike, që ajo arriti t’i përcjellë në ato vite, në skenat tetrore. Studime të këtij formati gjykojmë se sjellin kontribut të dorës së parë edhe për hartuesit e historisë së letërsisë shqipe, për ta projektuar sa më realisht tërë procesin polifonik letrar shqiptar.

Aktiviteti promovues u bë prane Teatrit ”Andon Z. Cajupi” Korçë, me pjesëmarrje akademikësh, personalitete të jetës kulturore – artistike, studentë dhe miq të autores.


#Rtsh Korça
#Bashkia Korçë
#Teatri Korçë
#Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë – UNIKO


@#G.Haxhillari

