NË TË 194-IN PËRVJETOR
Elena Gjika (Dora d’Istria) lindi në Bukuresht në vitin 1828 nga prindër shqiptarë. E bija e Mihal Gjikës vëllait të Princit të Vllahisë Grigor Gjika dhe e Katarinës, Elena Gjika mori një arsim të shkëlqyer, duke studiuar letërsinë së pari në Dresden të Gjermanisë, pastaj në Vjenë, Itali dhe së fundmi në Berlin ku u diplomua në fushën e letërsisë së vjetër greke me profesorin gjerman Alexander von Humboldt. Jetoi në Rumani, Rusi, Zvicër, Francë, Greqi, Turqi dhe Itali. Ajo është femra e parë që u ngjit në majën më të lartë të Evropës “Mont Blanc” në vitin 1860. Një ndër femrat më të ngritura dhe inteligjente në kohën e saj, Elena u bë e njohur gati në tërë Evropën si shkrimtare, feministe, kompozitore, piktore e studiuese. Anëtare e shumë shoqërive studiuesish, si Akademia Italiane etj., ajo u emërua edhe qytetare nderi nga parlamenti grek dhe shumë qytete italiane. Ajo ishte revolucionare, kryengritëse, me shumë ide politike e sociale, që i paraprinin kohës së vet. Mbajti korrespondencë të rregullt me De Radën dhe Xhuzepe Garibaldin. Është ndoshta i pari personalitet intelektual që hodhi idenë mbi një federatë ballkanike ku do të hynin të gjitha vendet e Ballkanit. Princesha Elena Gjika ishte e afirmuar si shkrimtare, publiciste dhe shkencëtare në nivel botëror. Shkrimet e saj ajo i publikonte në 6 gjuhë evropiane. U bë veçanërisht e njohur me veprën “Femeile in Oriente” (“Gratë e Orientit”, Paris, 1860), e cila u pasua nga vepra në gjermanisht “La Suisse allemande” (Zvicra gjermane, Gjenevë 1856, 4 Vëllime; Bot. II, Zyrih 1860, 3 Vëllime), një përshkrim i Zvicrës dhe popullit të saj, në një pjesë të së cilës përshkruan ngjitjen në malin Monk. Në shkrimin “Les femmes en Orient” (Gratë në Orient, Zyrih 1859, 2 Vëllime) dhe “Des femmes, par une femme” ajo shkruante për emancipimin e grave. Ajo gjithashtu botoi tregimin “Au bord des lacs helvétiques” (“Lundrim në liqenet zvicerane”, Gjenevë, 1861) dhe “Ekskursions en Rouméllie et en Moree” (Ekskursione në Rumeli dhe More, Zyrih 1863, 2 Vëllime).
Z. ZEF SEREMBE SHKROI PËR TË NJË POEMË PREJ 165 VARGJESH QË PO JUA PARAQISIM MË POSHTË:
ZONJËS MADHE PERËNDESH ELENES GJIKA
Ndë ktë zëmer një hare
Keq të madhe ndienj sot:
Jeta m’ duket gjithë hje,
Kam shpëres e jo më ljot.
Afër qiellit hadhjar 5
T’ Arbëreshëvet e mjer
nj’ il i dhezur u fanar
çë dritson natën e err.
Rri ktje ljart e neve ruon,
udhën neve na bufton 10
e të heljmet çë na shkuon
shtie një drit çë na gëzon.
Kur fanarti, kurë duol
ajri mbeti mbjana qet,
e ndonata kur e suol 15
shprishi malin për ndë jet.
Thieti mali e erdh u vu
më se gjetk te gjind e arbresh
e na ljidhi gji e tru
drita jote, o Perëndesh. 20
Di si ndënjtim na të shkret?
Po si griika pa golj.
Shtumë rrëmba nga vjet
E ndonjë s’ na dha të folj.
Skanderbeku shkoj si shqot 25
pas çë ndajti errëbin.
Se ë ini storja e thot,
se t’ ljavosur lja Turqin.
Nd’ ato dit ndë horat ton
qen kangjelje e qen hadhi, 30
qen kopilja çë m’ u prën
bashk me trima nd’ ljefteri.
Spavu…moti e na rrëvoj
me bumbardhat e me zjarr
e një mjegull na pështroj 35
sa Arbria u bë një varr.
Nd’ atë her gjëmojin maljet
pjot me thirrma e bumbëlima:
mbjuon sheshet, shkuon zaljet,
qiela u err me vrundulima. 40
Sa durime edhe sa qin,
o sa ljufta ndër ahjime!
gjaku lakvet vej lavin,
vendet ishin me rëkime.
Shkoj e vate, po qëndroj 45
paru qiellit një kamnua
mek Arbreshit i qëloj
e si ish keq u ndërrua.
Keq i gjat qe moti i zi
sa i vlau harroj të vlan. 50
Arbëria s’ pat më fuqi,
se të biljtë nëng ja dhan.
Vanë katerqindë vjet
të rrëmbier ka fati i thel.
Shihet gjaku e nëng fjet 55
ljart e poshtë te kjo gjel.
Ca ka Turku të përmisur
muortin detin e më van,
ca ndër Ghrekt të sporrongjisur,
ca me armikun bashk u dhan. 60
Ngau moti e duoltin trima
pra ç’ Katundit i bën hje.
U pështuoltin me shkeptima
tue lambartur te ki dhe.
E nga gjind me druzulime 65
pruroi sit ka sheshet tan
e i vej pas me laftarime
te shum ljuftat ku m’ u vran.
Gjimonej thel e nd’atë her
ljart u dhez i gjer një zjarr 70
e Xaveljat pjotë nder
shtunë gjëma e van ndë varr.
Kolkotroni nd’atë dit
qe draghora më e keq.
Dejti u nguq pra kur u shpit 75
Psara, Idhra, Mjauli i keq.
Po ka ljuftat e Bocarvet
ajri suol më t’madhen frim:
Marku, i pari palikarvet,
muori udhën dërehjim. 80
Bashk me shokt u lja ndë ljum,
gjith te kriqi m’i shtrëngoj,
dorrokopsi armiqt e shum,
puthi shokt e m’i qëloj.
Ne kta vet, po qenë shum 85
çë me vdeqen van të gjal,
se t’ na zgjojin ka ki gjum
çë katundin bën pa mal.
E ti, Ghrek, të rreme mbjedh
se të ngrëhesh pjotë for. 90
Ëmrin tën pëse na e vjedh?
Do t’ na nxiersh kit kuror?
Ljena nderen çë na nget,
ndëjna doren si gjiri.
Bashk ljuftomi dit e vjet 95
se t’ ghadhnjemi ljefteri.
Po te jeta parasteu
Zonja ç’ ka t’ na dritësonj:
njo se penden e rrëmbeu
mek të rremen ka t’ larghonj. 100
Te kjo gjel e sfanisore,
ndë kta rehje ka na rrimi,
ëmri çë ti, Zonjë, nxore
ë si ajri çë na pimi.
Trimëria mose ljevdon 105
ëmrin tënd, o Perëndesh,
se ti je çë dreqt shëngon
tekë storja gjind’ n e arbresh.
Rri nd’ katunde e but, e qet;
rri nd’ ahjimaz e ndë ship; 110
dejtin ruon, shurben e pret
me shpëres e me meri.
Jan edhe poetet ç’ presen
kurë ljuftat të na vinjin,
kur tamburrat zën e krsesen, 115
me kangjelje të na shtinjin.
E ti, Zonjë Perëndesh,
dritë ka na dredhmi sit,
gjegj çë t’ thot një arbëresh
çë m’ i zgjove fisiqit. 120
Ti je jona haraksi,
je lumbardha e Arbëris,
ti je unaz çë jep fuqi,
ti je rrëmba e ljefteris.
Hapna udhen me at dor, 125
ngrëi zan e ëna gji,
rri ljinar ndë dritësor
të të shomi nd’ errësi.
Shtiere fjaljëzen e mir
te katundi in i mjer, 130
t’ njihet gjith, të duhet mir
kado Arbreshi do të ver.
Se kur pra çë frin vorea
e Arbrinë vo skumbisen
të dalj zonj te dit e rea 135
çë gjith paru lambarisen,
dhe se jam i vet e qet
te Strihari pa njeri
me këshillin çë më vret
e me zëmer ndë hjidhi, 140
thienj mbjana çë m’ thërret,
shtie një thirrm pjot me shpëni
sa gjith paru më kërset
të më zgjonj at trimëri.
Kur pra shuhet ai zjarr 145
mbjedh vandiljen ti ndë shpi,
se katundi ç’ish ndë varr
nd’ vale u ngjal e ndë hadhi.
Zonj e madhe Perëndesh,
nd’atë mot t’ duomi më shum; 150
ti ndë marmur ke t’ na jesh
t’ mos të bimi më ndë gjum.
E ka zaljet t’ huoj sa her
neve ngrëhet kanosi
t’ bënj katundet tan pa hje 155
sa ng’ na vljen ahier pushi,
ëmri it mose qëndron
shëng shpëresje e fuqi
mekë trimi nëng harron
t’ jet ljefter o t’mbulinj si. 160
Nd’ atë dit me timen dor,
ndë se qiela më mirr vesh,
iljiz t’ virja një kuror
rrethur kreut, o Perëndesh.
Erget Cenolli
@NewsIn.Al

