KreuAktualitetiNë vënd të urimit për 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve - "Edukimi...

Në vënd të urimit për 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve – “Edukimi nuk është urdher, por akt dashurie e përgjegjësie”.

Të duash fëmijën nuk do të thotë t’i blesh rroba, makina, lodra apo t’i bësh një dhomë që prindit i duket e bukur.

Kjo formë marrdhenieje, që prindi pa dashur ndërton me fëmijën, është formë komerciale. Eshtë sikur bën një kontratë: “Unë po të blej sendet, ti më lër rehat”. Me fëmijën nuk krijohen marrëdhënie kaq te percipta. Marrëdhënia prind-fëmijë eshte marrëdhenie themel e njeriut me njeriun ku sendet kanë vlerë minimale.

Të duash fëmijën do të thote të jesh aty kur hedh hapin e pare dhe ai, si Atlasi, mban gjithë universin njerëzor mbi kurriz per te realizuar kete veprim. Po aq energji, e mbase edhe me shume, i duhet për te artikuluar fjalen. Këto moment dhe të tjera si këto, jane momente kyç, ku prindi duhet te jete i pranishëm dhe të mbështesë fëmijën e tij. Keto momente fuqizojnë ose jo lidhjen mes tyre. Mbështetja, nxitja dhe durimi i prinderve, sidomos kur fëmija gjëndet në vështirësi, jane edhe çelesi i suksesit të rritjes dhe edukimit. Edukimi nuk eshte urdher, por akt dashurie e pergjegjesie.

Eshte nje proces i shtrire ne kohe dhe për kohën fëmija ka nevojë si per ajrin. *(Lira Gjika)*

Fotot ilustruese janë të festimeve të 1 qershorit, sot në Qytezën e Fëmijëve në Korçë.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit