Kryebashkiaku vlonjat Dritan Leli i ka bërë thirrje shqiptarëve nga Kosova që të vizitojnë bregdetin e Vlorës për këtë sezon veror.
Ai tha se Vlora është vendi që ofron mundësi për të bërë pushime të lira, pa shpenzuar shumë para. Midis të tjerash, Leli theksoi se çmimet në Shqipëri janë më lirë se jashtë vendit.
“I bëj thirrje qytetarëve të vijnë në Vlorë. Kam vërejtjet e mia për restorantet dhe hotelet pavarësisht çmimeve të larta që mund të ketë ‘tek tuk’, pushimet këtu në Shqiperi bëhen më lirë se kudo tjetër. Ka hotele për ata që duan të harxhojnë shumë dhe për ata që duan të harxhojnë pak. Që nga nesër do shkoj te hotelet që ofrojnë çmime të lira për t’i promovuar. Çmimet në Shqipëri janë më lirë se kudo tjetër”, tha socialisti Dritan Leli.
@ NewsIn.Al

