Nënë Liza, simboli i protestave të banorëve të “5 Majit” ishte e ftuar sot në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora, e cila foli për prishjen e shtëpisë së saj dhe për letrën që i kishte shkruajtur kryeministrit Edi Rama.
E pyetur nga moderatorët Arjon Muça dhe Arjola Shehu se ku qëndron tani që i është prishur shtëpia dhe nëse ka arritur të nxjerrë gjërat që ka pasur shtëpia brenda, nënë Liza tha:
“Unë kam marrë një shtëpi me qira dhe e paguaj vetë, por tek ai rafti që kam aty, nuk shoh rrobat që kam blerë për vdekje, jam shumë e prekur që nuk kam rrobat e mia që më duhen mua, pra këtë i kërkoj Erion Veliajt, këtë kërkoj prej Edi Ramës. Rrobat që i kam caktuar vetes që prej 15 vitesh, që i blemë që ti kemi aty, ne nga anët tona, nuk më kanë lënë me i marrë, dhe ato nuk munda me i marrë.”

