HomePress EmigrantNENEN TENDE NUK DO ASKUSH ME SHUME SE TI!/Nga Arminda Plangarica

NENEN TENDE NUK DO ASKUSH ME SHUME SE TI!/Nga Arminda Plangarica

NENEN TENDE NUK DO ASKUSH ME SHUME SE TI!!!

Largimi nga jeta e Lefteri Dhimes, qe nje dhimbje per te afermit dhe mbi te gjitha djemte e saj dhe nje gezim per Antropofaget e port@aleve shqiptare, qe nxorren gjithe mllefin e akumuluar rreth figures se Pirro Dhimes.
Pirro Dhima iku nga Shqiperia,guxoi te adhuroje Greqine dhe per me tej te vazhdoje jeten e ekselentit te perjetshem ne Amerike.
Dashurine dhe adhurimin per Greqine e pagoi me antropofagjine qe i serviren pseudogazetaret shqiptare ne cdo kohe dhe sot me vdekjen e nenes se tij!
Keta te fundit harrojne qe nena e Pirro Dhimes,e cila nderroi jete e vetmuar ,eshte nje nga qindra nenat dhe gjyshet qe nderrojne jete po kaq te vetmuara sa ajo ne mbare Shqiperine. Jane nenat dhe gjyshet ,femijet e te cileve iken larg, sepse ca qenie te cuditshme si puna e ketyre bejtexhinjve ,i perzune .I perzune me menxyrat me te thenat e me te berat!!!!! Jane nenat qe femijet e tyre u iken nga syte kembet per te mos u kthyer me kurre ne ate vend,ku nuk ka mbetur me as tradite,as zakon, as besim ne zot, e aq me teper as njerzillek. Keto nena kane fatin e mire,qe femijet e tyre nuk jane te famshem aq sa eshte Pirro.Por qe e duan Greqine dhe cdo vend tjeter qe i priti sa edhe Pirro.
Nena e Pirro Dhimes pati fatin e keq te lindi nje djale si Pirro ,ne nje vend ku jetojne njerez qe i ushqen vdekja,i ringjall morti,i vdes e Mira. Nje lloj vampiresh te kohes se sotme!
Zakoni yne e do qe ne Mort te ngushelloje edhe hasmi o te pa fe,njerez pa din e imam!
Keshtu pra,ngushellime per nena Lefterine dhe cdo nene qe deshi dhe i ra koka ne ate vend ,qe ishte edhe vendi i tyre.
Ngushellime per Pirron qe humbi njeriun me te shtrenjte.
Ngushellime edhe per ju vampire, sepse per ju ka vdekur pergjithmone njeriu qe mbanit brenda vetes!

#NewsIn. Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments