Nënkryetarja e Bashkisë Korçë ka shpërndarë sot postimin e faqes zyrtare të Bashkisë, ku flitet për kopshtet komunitare, rezultatet frytdhënëse që në vitet e para të krijimit të tyre!
“Kopshtet Komunitare një atraksion i shtuar në Korçë por sidomos një model suksesi i punës dhe kontributit në komunitet.
Faleminderit World Vision për bashkëpunimin fantastik që patëm edhe këtë vit dhe shumë mirënjohje familjeve që me përkushtim dhe me shumë dashuri u kujdesën për kopshtet, prodhimet e të cilave i dhuruan në mencat sociale për njerëzit në nevojë.
Vitin e ardhshëm projekti i Kopshteve Komunitare do të shtrihet dhe në zona të tjera të qytetit të Korçës si edhe në oborret e kopshteve dhe shkollave, duke dhënë kështu një model të shkëlqyer se punët bëhen më mirë nëse jemi të gjithë bashkë e në mbeshtetje të njëri-tjetrit.”
#bashkiakorce
#worldvision
#kopshtetkomunitare

#NewsIn. Al

