Mbyllet për dy javë shkolla e mesme e agrobiznesit në Korçë. Shkak për këtë është infektimi me virusin e COVID të gjysmës së stafit pedagogjik dhe një pjesë te nxënësve. Mësimi online është zgjidhja e momentit dhe më e pranueshmja.
Por pyetja qëndron se sa të rrezikuar jemi nga përhapja e virusit! Është një rastësi që infektimet janë vetëm në kjo shkolle? Shkolla është 300 m larg pazarit të Korçës, atje ku masat anti Covid, maskat janë harruar fhe grumbullimet, sidomos në fundjavë janë në maksiimum.
Nëse këtu mësimi do vazhdojë online, në shkollat e tjera do ketë masa parandilimi? Kujdesi asnjëherë nuk është i tepërt!
@NewsIn.Al

