KreuKulturë / ArtNga cikli "Historira pe Korçe"...për Gjikë (Kokënepërkën), të vëllanë e Neta Filçes!

Nga cikli “Historira pe Korçe”…për Gjikë (Kokënepërkën), të vëllanë e Neta Filçes!

Nga cikli “Historira pe Korçe”…

Ndjesë pastë Gjikë Kokënepërka , njihej jo vetëm si i vëllai i Neta Filçes , po edhe si kumarxhi dhe bixhozxhi i thekur , sa tërë pasurinë e të atit e la në kumar dhe katandisi që hante në menca e ushtrisë italiane (po tjetër muabet ajo që i bënë atje).
Një ditë të bukur , edhe i ati i Gjikës siç ishte siraja, e la këtë botë dhe si e lanë dhe e veshën të vdekurin , Neta thirri Gjikën dhe i dha paratë të shkonte të merrte qivurin se ju mbeti plaku në këndi i dhomës . Me të marrë paratë Gjika , u nis dhe i rra që nga kinemaja , kur hedh sytë në “Republika” , shikon brenda ata shokët e pokerit …
Ç’të bënte?!
-Të hy …të mos hy , i dha karar e u fut , e tha me vehte , “hë mo se do më ecë sot , se janë para pe të vdekuri këto”.
Ata “shokët” e lanë të fitonte ca , e pastaj ju futën dhe e nxorrën “si rrojtur qethur”. Prisnin këta në shtëpia të shpinte qivurin se po ju qelbej plaku në këndit , e ay s’po dukej fare , kur kthehet gati më të ngrysur , pa gjë fare , i thotë Neta:
-Po qivurin mo ku e ke ??? – Ma fituan në bixhoz , i thotë Gjika… U bë si e tërbuar ajo , që aman o Zot , sa nuk e vravi , e që atëhere nuk i shtinin më para në dorë Gjikës , për asgjë e për asnjë arsye !

_ O Gjikë Kokënepërkë, më nuk ke asnjë mangërkë!!!

*Qyfyre pe Korçe”- rrëfeu Kristi Mushka

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit