KreuAktualitetiNga ditari i nje emigranteje ! 🇦🇱 Dhjetor – Bluza e...

Nga ditari i nje emigranteje ! 🇦🇱 Dhjetor – Bluza e thurur me netë pa gjumë!/Anna Maria Dhamo

Nga ditari i nje emigranteje !

🇦🇱
Dhjetor – Bluza e thurur me netë pa gjumë!!!!

Në muajin Dhjetor( sepse dt nuk e mbaj mend) në Shqipërinë e dikurshme organizoheshin mbrëmje qendrore për nxënësit më të mirë.
Nuk ishin thjesht ceremoni shpërblimi; ishin festa të heshtura shprese në një vend ku gëzimi matej me mundin dhe krenaria nuk bërtiste.
Në ato salla të ftohta, fëmijët e varfërisë vishnin ëndrrat më të bukura që mund të kishin.
Vëllai im i vogël ishte një nga ata fëmijë. Një nxënës i dhjetave, i qetë, i përulur, me një dritë të brendshme që nuk kërkonte duartrokitje. Çdo vit ai shkonte në mbrèmjet qëndrore si nxënës i mirë..
Por ajo që më ka mbetur e gdhendur në kujtesë nuk është mbrëmja as fjala e mësuesit, është bluza e tij.
Një muaj më parë, mamaja kishte blerë një fije akreloni. E kishte blerë me kursim, me mendim të gjatë, si të ishte një investim shprese. Me atë fije do t’i thurte një bluzë golf për mbrëmjen qendrore. Çdo mbrëmje, pasi shtëpia binte në heshtje, ajo ulej dhe thurte. Gishtat i lëviznin ngadalë, por pa u ndalur. Ajo e gdhinte. Nuk numëronte orët as lodhjen. Thurja nuk ishte rrobë – ishte përkujdesje, ishte dashuri e bërë fije.
Kur bluza u mbarua, ajo e shikoi gjatë, sikur të donte të sigurohej se i kishte dhënë gjithçka që kishte mundur.
Atë mbrëmje, vëllai e veshi dhe u gëzua si rrallëherë. Nuk ishte vetëm nxënës i dhjetave; ishte edhe një djalosh i bukur, me sy jeshile që gjithmonë i ndrisnin .
Në atë bluzë ishin netët pa gjumë të nënës sonë, sakrifica e prindërve tanë dhe dinjiteti i një familjeje që nuk u ankua kurrë.

Si dhuratë, i ra një fugë e madhe. Një lodër e thjeshtë, por për ne ishte pasuri. Me të luanim të katër me radhë, duke ndarë jo vetëm lodrën, por edhe gëzimin. Ishim fëmijë në vite të vështira – vitet tona të fëmijërisë dhe të rinisë – vite që na mësuan të presim, të ndajmë dhe të mos kërkojmë më shumë se ç’na takonte.
Sot, ai djaloshi me sy jeshile është bërë baba shembullor dhe pedagog me titull shkencor. Një njeri për të cilin jemi krenarë të gjithë.
Ne tre të tjerët ndoqëm rrugë të ndryshme. Ia lamë radhën më të voglit të studionte, sepse prindërit tanë nuk mundnin të studionin të katër fëmijët. Varfëria vendoste radhën, jo dëshirat.
Por asnjëri nuk mbeti pas në jetë. Të katër mësuam diçka thelbësore: u bëmë njerëz. U bëmë fëmijë të mbarë për prindërit tanë. Dhe ndoshta kjo ishte diploma më e madhe që mund të merrnim.
Mamaja jonë e thoshte shpesh, me një mençuri që nuk vinte nga librat:
“Fëmija i fukarasë bëhet njeri i mirë, sepse mëson që në fëmijëri vlerat që duhet të ketë në jetë.”
Dhe unë e di: ajo bluzë e thurur në netë pa gjumë ishte mësimi ynë i parë për jetën.

Gëzuar , Krishtlindje te bekuara!

………..

🇬🇷
Από ημερολόγιο τής μιας μετανάστριας
…….
Δεκέμβριος – Το πουλόβερ πλεγμένο με άγρυπνες νύχτες
………

Στις μεσα Δεκεμβρίου κάποτε στην Αλβανία γίνονταν κεντρικές γιορτές για τους καλύτερους μαθητές.
Δεν ήταν απλώς τελετές βράβευσης ήταν σιωπηλές γιορτές ελπίδας, σε χρόνια δύσκολα, όπου η χαρά γεννιόταν μέσα από τον κόπο και η περηφάνια δεν χρειαζόταν φωνή.

Ο μικρός μου αδελφός ήταν ένα από αυτά τα παιδιά. Άριστος μαθητής, ήσυχος, σεμνός, με ένα φως μέσα του που δεν ζητούσε χειροκρότημα.

Κάθε χρόνο το όνομά του ακουγόταν, κάθε χρόνο ανέβαινε στη σκηνή. Όμως αυτό που έχει χαραχτεί στη μνήμη μου δεν είναι το δίπλωμα ούτε τα λόγια των δασκάλων. Είναι το πουλόβερ του…

Έναν μήνα πριν, η μητέρα μας είχε αγοράσει ένα κουβάρι ακρυλικό νήμα. Το είχε πάρει με οικονομία και πολλή σκέψη, σαν να αγόραζε ελπίδα. Με αυτό το νήμα θα του έπλεκε ένα πουλόβερ για τη γιορτή.
Κάθε βράδυ, όταν το σπίτι βυθιζόταν
στη σιωπή,έπλεκε.

Τα χέρια της κινούνταν αργά και ασταμάτητα. Ξενυχτούσε η μανούλα μας..
Το πλέξιμο δεν ήταν ρούχο ήταν φροντίδα, ήταν αγάπη πλεγμένη σε πόντους.

Όταν το πουλόβερ τελείωσε, το κοίταξε για ώρα, σαν να ήθελε να βεβαιωθεί πως του είχε δώσει ό,τι μπορούσε.

Εκείνο το βράδυ, ο αδελφός μου το φόρεσε και χάρηκε αληθινά. Δεν ήταν μόνο μαθητής των αρίστων· ήταν κι ένα όμορφο αγόρι, με πράσινα μάτια που έλαμπαν κάτω από τα αδύναμα φώτα της αίθουσας.
Μέσα σε εκείνο το πουλόβερ υπήρχαν οι άγρυπνες νύχτες της μητέρας μας, οι θυσίες των γονιών μας και η αξιοπρέπεια μιας οικογένειας που δεν παραπονέθηκε ποτέ.
Ως δώρο, του έτυχε ένα μεγάλο παιχνίδι “Σβούρα ”. Απλό παιχνίδι, μα για εμάς ήταν θησαυρός. Παίζαμε και οι τέσσερις με τη σειρά, μοιράζοντας όχι μόνο το παιχνίδι, αλλά και τη χαρά. Ήμασταν παιδιά σε δύσκολα χρόνια – τα χρόνια της παιδικής μας ηλικίας και της νιότης μας – χρόνια που μας έμαθαν να περιμένουμε, να μοιραζόμαστε και να μη ζητάμε περισσότερα απ’ όσα μπορούσαμε να έχουμε.

Σήμερα, εκείνο το αγόρι με τα πράσινα μάτια είναι ένας υποδειγματικός πατέρας και ένας πανεπιστημιακός με επιστημονικό τίτλο. Είμαστε όλοι περήφανοι γι’ αυτόν.
Οι άλλοι τρεις ακολουθήσαμε διαφορετικούς δρόμους. Αφήσαμε τη σειρά στον μικρότερο να σπουδάσει, γιατί οι γονείς μας δεν μπορούσαν να σπουδάσουν και τα τέσσερα παιδιά.
Η φτώχεια όριζε τη σειρά, όχι τα όνειρα.
Κανείς όμως δεν χάθηκε στη ζωή. Και οι τέσσερις μάθαμε το πιο σημαντικό: γίναμε άνθρωποι. Γίναμε καλά παιδιά για τους γονείς μας. Και ίσως αυτό να ήταν το μεγαλύτερο πτυχίο που θα μπορούσαμε να αποκτήσουμε.

Η μητέρα μας έλεγε συχνά:
«Το παιδί του φτωχού γίνεται καλός άνθρωπος, γιατί μαθαίνει από μικρό τις αξίες που χρειάζεται στη ζωή.»

Και το ξέρω: εκείνο το πουλόβερ, πλεγμένο μέσα σε άγρυπνες νύχτες, ήταν το πρώτο μας μάθημα ζωής.!!

Χρονια Πολλά
Καλα Χριστούγεννα!

Anna maria dhamo


#PeraiaThessaloniki

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit