KreuKulturë / ArtNga perlat e Agim Xhafkës...pak humor shtëpie, në një kohë pandemie...

Nga perlat e Agim Xhafkës…pak humor shtëpie, në një kohë pandemie…

Sa po mbertheheshim mirë si çift ra celulari.
-Alo,a jeni të interesuar për një dyshek?Ua sjellim në shtëpi,transporti falas.
Gruaja pa me çudi nga unë,unë i fola asaj të celularit:
-Mirë e kemi.Ashtusemi rehat-rehat dhe këtu.Ik tani se na kape gafil.
Qeshi dhe e mbylli.Ia nisëm nga fillimi me fërkojke,fërkojke…cër,cër,prapë celulari.
-Blini një kolltuk dhe merrni falas një krevat!- na erdhi oferta.
-Po këtë që kemi ku ta çojmë,-i gërthita.
-Po kjo quhet ofertë,ke një bëhesh me dy,-vazhdoi zëri.Atë çast gruaja çoji ofertën e vet.
-Nuk ka nevojë ky për dy se më ka mua sa për shtatë.
E mbyllëm,ia nisëm prapë lojës mbi dyshek.Prapë zilja cér,cër,…
E rrëmbeu gruaja si shqiponjë e vértetë.
-Kot nuk e morët dyshekun dhe krevatin,-erdhi zëri matanë.
-Kush je ti që po na çan dérrasat?
-Jam xha Llazi moj,fqinji juaj një kat më poshtë.Na çmendet me atë dyshek që i ka sustat si të trenit dhe krevatin që rënkon i ziu sa herë lëvizni.
Gruaja e skuqur nga turpi tha:
-Shkojmë te kolltuku i kuzhinës o burrë,pak ngushtë,por na mbaron punë.

Agim Xhafka

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit