HomeKulturë / Art*Nga rubrika "Këngët e humbura të së shtunës"(Dinastia SULIOTI)

*Nga rubrika “Këngët e humbura të së shtunës”(Dinastia SULIOTI)

Kënga që u bë shkaku i martesës së gjyshit tim me gjyshen ose një histori dashurie “pe Korçe” e viteve dikur….

Kënga është shkruar në vitin 1947 ekskluzivisht dhe me urdhër të Piros, pasi ai në moshën 24-vjeçar kishte rënë në dashuri me një vajzë 17 vjeçare të cilët kishte parë në provat e teatrit amator të qytetit. Νë skenë do vihej “dasma” e Dhimitër Trajçes dhe Piro i njohur në qarqet artistike të qytetit si këngëtar shkonte çdo ditë në prova me një trëndafil por ajo jo vetëm që nuk i përgjigjej dashurisë së tij, por as nuk i fliste fare. Kështu kaloi një kohë e gjatë derisa një ditë Piro “rastësisht” u shoqërua me një aktore tjetër amatore dhe pa që vajza e heshtur papritmas shpërtheu në një krizë të pabesueshme xhelozie, por megjithatë ajo ende nuk i fliste. Këtë incident Piroja e tregoi një pasdite tek poeti Kole Rodhe, i cili bëri tekstin si me porosi dhe madje natën vonë ata e çuan te Petro Dula për ti vënë muzikën. Në të njëjtën natë, ata u mblodhen si një “Pare” tipike korçare me Taqo Babucin, Todo Saraçin, Miço Plluskën, Raqi Miten dhe u ngjitën drejt Shën Thanasit ku banonte vajza për tua kënduan, e bënë këtë për 47 net, derisa më në fund vajza që quhej Meri i foli. Ata u martuan, bënë tre fëmijë, dy nipër e dy mbesa dhe qëndruan sëbashku deri në fund të jetës!!!

Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti

*Nga rubrika “Këngët e humbura të së shtunës”

#NewsIn. Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments