HomeAktualitetiPusteci, bashkia me potencial turistik, përmes metodave bashkëkohore të teknologjisë. Projekti IT...

Pusteci, bashkia me potencial turistik, përmes metodave bashkëkohore të teknologjisë. Projekti IT Culture…

Pusteci, bashkia me potencial turistik konkretizon hapin për turizmin kulturor përmes metodave bashkëkohore të teknologjisë. Projekti IT Culture i financuar nga fondet INTERREG IPA CBC që vendosi në qendër zhvillimin dhe promovimin e destinacioneve turistike kulturore përmes mjeteve të multimedias dhe teknologjisë u realizua me sukses duke krijuar baza të qëndrueshme për turizmin në zonë. Fokusi ishte zhvillimi i dy bashkive fqinje asaj të Pustecit në Shqipëri dhe Grevenasë në Greqi duke bërë të aksesueshme atraksionet dhe pasuritë e tyre kulturore ndërsa tashmë vizitorët e kanë lehtësisht të mundur informacionin.
Gjatë projektit u realizuan disa hapa të rëndësishëm duke përfshirë ndërtimin e aplikacionit brenda të cilit gjenden shtigje dhe informacione për destinacionet e paeksploruara të Pustecit dhe që lehtësojnë udhëtimin e çdokujt. Vendosja e ekraneve dixhitale por edhe elementë të tjerë janë realizuar gjatë këtij projekti duke e bërë Pustecin një ndër bashkitë e para në Shqipëri që ka avancuar në ofrimin e shërbimeve bashkëkohore për turistët duke bërë të mundur që gjithçka të jetë më e lehtë falë teknologjisë. Falë këtij financimi Pusteci është një prej bashkive që i afrohet një hap më shumë standardeve të turizmit duke shtuar edhe shpresat për përmirësimin e ekonomisë për banorët dhe biznesin aty.

“The views expressed in this article do not necessarily reflect the views of the European Union, the participating countries and the Managing Authority”.

“Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian, vendeve pjesëmarrëse dhe Autoritetit Menaxhues ”

“The Project is co-funded by the European Union and national funds of the participating countries”

“Projekti është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe fondet kombëtare të vendeve pjesëmarrëse”

#NewsIn. Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments