Nis goditja e linjave të energjisë e burimeve të naftës në Iran, Trump: Një qytetërim zhduket sonte nëse s`hapet Hormuzi
Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën në mëngjes, përpara skadimit te afatit të tij që Irani të rihapë Ngushticën e Hormuzit, se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, duke shtuar se ai nuk “donte që kjo të ndodhte”, por shtoi se “ndoshta kjo do të ndodhë” nese arreveshja nuk arrihet.
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë”, tha Trump në një postim në platformën e tij Truth Social menjëherë pas orës 8 të mëngjesit në Uashington.
“Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi Ndryshim të Plotë dhe Total të Regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare e mrekullueshme, KUSH E DI? Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të Botës.”-shkroi kreu i Shtepise se Bardhe.
Trump i ka dhënë Iranit afat deri në orën 8 të mbrëmjes sipas kohës lindore të së martës për të rënë dakord për një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, përndryshe ai thotë se do të urdhërojë sulme për të shkatërruar të gjitha termocentralet dhe urat e vendit. Ai më parë kërcënoi të godiste edhe impiantet e shkripëzimit të ujit.
Presidenti Trump u tha gazetarëve të hënën se Irani kishte bërë një propozim “domethënës”, të cilin ai e quajti “jo mjaftueshëm të mirë”, por një “hap shumë domethënës”.
Ai e quajti Iranin një “pjesëmarrës aktiv dhe të gatshëm” në negociatat në vazhdim.
Pak pas ketyre deklaratave, mediat shtetërore iraniane thanë se sulmet ajrore amerikane ose izraelite goditën linjat e transmetimit të energjisë të martën në provincën Alborz të vendit, në perëndim të Teheranit, duke nxjerrë nga puna një nënstacion dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin Karaj dhe zonat përreth.
Ekipet e reagimit ishin në gjendje të rivendosnin energjinë elektrike “në 80% të zonave të prekura dhe pritet që energjia e plotë të kthehet së shpejti”, raportoi rrjeti televiziv shtetëror IRIB i Iranit.
Presidenti Trump ka kërcënuar të shkatërrojë të gjitha termocentralet e Iranit nëse ky i fundit nuk pranon të rihapë Ngushticën e Hormuzit për të gjithë trafikun detar deri në orën 8 të mbrëmjes sipas orës lindore të së martës.
@NewsIn.Al
