Një atentat me tritol ka tronditur mbrëmjen e kësaj të shtune qytetin e Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3, ku një automjet është hedhur në erë me eksploziv.
Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, që është dëgjuar në të gjithë qytetin bregdetar, ka humbur jetën personi që ndodhej brenda makinës.
Ka humbur jetën nga atentati Isuf Jaçe, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe autorët e mundshëm të atentatit.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërsa po kryhen veprime të shpejta hetimore për të zbardhur motivet e ngjarjes së rëndë që ka tronditur Sarandën.
@NewsIn.Al
