E risjell pas 9 vjetesh kete poezi timen per ju miqte e mikeshat e mija por edhe per kenaqesine time pasi e vleresoj si nje nder krijimet e mija me te arrira ne vargje…
Brenda saj ka vetem realizem e sinqeritet njerezor dhe aspak pesimizem e disfatizem..
Dikush edhe mund ta quaje disfatiste a pesimiste Poezine e meposhteme …varet se si e lexon dhe se si e perjeton a koncepton ai ose ajo…
Per mua nuk eshte aspak e tille , por thjesht realiste.
Njeriu sic ka ardhur ne kete bote ashtu edhe do te shkoje prej saj , e
rendesishme eshte qe jeten ta gezosh e te dish ta menaxhosh ne ate forme sa kur te te vije rradha per te ikur prej saj ,te shkosh i qete , pa mekate e te lesh pas emer te mire…
Eshte brilante nje sentence qe vjen prej Egjyptit te hershem e cila thote shprehimisht se ….te rrojme shume ne kete bote s’ varet nga ne….ama qe te na rroje emri gjate eshte plotesisht ne doren tone…
NJE DITE DO TE IKI….
Do te iki nje dite nga kjo bote
Dhe s’ jam as i fundit e as i pari
Per ata qe s’ me njohen , asgje s’ do te thote
Ndersa miqte do ta shprehin hidherimin se qari….
Lus Zotin te iki i qete e i gezuar
E te mos le pas asnje shpirt te trazuar
Te iki duke lene pas shpirtin tim
Mesazh njerezor pa hidherim…
Nuk dua te largohem me koken pas
Dhe as te marr me vete mekate
Nuk dua te le asnje zemer brengosur
E i percjelle me mllefe e inate….
Jetova normal , si c’ do njeri tjeter
E desha jeten dhe e jetova
Mes njerezish, si njeri u solla
Ato qe dita , i thashe e i shkrova…
Nuk lendova askend ne kete bote
Edhe pse kjo bote e mbrapshte mua me lendoi
Por me Zotin e me fatin nuk luftohet dot
Ndaj si bera armiq e nuk i fajesoj…
Me dashuri te pastra e ngroha shpirtin
Dhe zemra me rrahu per ate qe ndjeva
Jeten ne sy me kurajo e pashe
E i thashe te verteten dhe kurre se genjeva…
Dhe iki , si te gjithe kane ikur nga kjo bote
Se qe kur erdha e dija se isha mysafir
Sic ka ikje , ka edhe ardhje plot
Ndaj lum kush iken por kujtohet per mir…
Dikush qau nga gezimi kur linda une
E dikush do te qaje nga hidherimi kur te shkoj
Loti qenka bere per te pritur e percjelle njerine
Ndaj lotit Poeti ne vargje i shkroi…
Dhe neser jeta do te vazhdoje edhe pa mua
Shpresoj qe per mire vec te kujtohem…
Me lutjen – drite ne erresire..
Mos paca fatin qe te harrohem…
A.R.DOSTI_ 2015
@NewsIn.Al