Po të isha ftuar çdo vit në Netët Korçare të Poezisë, pas vitit 2013 kur ishte hera e parë dhe e fundit që dikush u kujtua për mua, kujtesa do ngatërrohej dhe nuk do më shkaktonte atë nostalgji dhe emocion që ndjej sa herë afrohet ky eveniment.
Duhet të kesh përvetësuar psikoanalitikën e Frojdit, që t’ja shkaktosh këtë gjendje emocionale “pacientit” dhe me sa duket organizatorëve të këtij evenimenti nuk ju mungon kjo njohje frojdiste.
Tani e kuptoj më tepër se çdo herë tjetër “dashamirësinë” dhe “terapinë” psikoanalitike që kanë dhe bëjnë ndaj meje organizatorët neofrojdistë korçarë të Netëve Korçare të Poezisë.
I falenderoj dhe ju jam mirënjohës dhe borxhli për “recetën” bosh që më dërgojnë çdo vit në prag të aktivitetit.
Prandaj dhe fb më kujton çdo vit vetëm vitin 2013, me fotot, të cilat po i risjell sepse janë pjesë e “recetës” magjike për “kurimin” tim psiqik dhe shpirtëror.
Në foto, veç të tjerash, jam me mikun grek të penës Dinos S. Koubatis dhe bashkëshorten e tij, të cilët pranuan me kënaqësi ftesën time(pas kërkesës së mikut Skënder Rusi për të ftuar poetë nga Greqia) për të marrë pjesë në Netët Korçare të Poezisë në vitin 2013
Gjithsesi, ju uroj suksese gjithë pjesëmarrësve në Netët Korçare të Poezisë, që do zhvillohen në Korçë në 28-29 maj 2022
Edmond Shallvari, Selanik
@NewsIn.Al

