Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku dy grupe të rinjsh janë përplasur me njëri-tjetrin në qendër të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se dy grupe të rinjsh janë përplasur duke përdorur sende të forta ndaj njëri-tjetrit.
Pas sherrit disa nga personat e përfshirë në sherr janë larguar nga vendngjarja me një mjet ngjyrë gri.
Burimet bëjnë me dije se personat e larguar dyshohet se kanë rrëmbyer dhe një person, duke e futur me dhunë në makinë.Ndërkohë që nuk dihen ende arsyet e sherrit.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po pyet dëshmitarët, ndërkohë që janë vënë në ndjekje të mjetit ku dyshohet se ndodhet dhe një person i rrëmbyer.
Asnje njoftim nga policia për kapjen e autorëve. Si ka mundësi, kur kamerat kane filmuar gjithçka…
@NewsIn.Al


