KreuAktualitetiNjë leksion për lirinë e shprehjes...Gary Lineker kritikoi qeverinë, televizioni publik BBC...

Një leksion për lirinë e shprehjes…Gary Lineker kritikoi qeverinë, televizioni publik BBC e pezulloi, kolegët e tij & publiku e mbrojtën dhe rezultati? BBC u tërhoq, “free speech” fitoi.

Një leksion për lirinë e shprehjes që vlen sidomos për ne: Gary Lineker kritikoi qeverinë, televizioni publik BBC e pezulloi, kolegët e tij & publiku e mbrojtën dhe rezultati? BBC u tërhoq, “free speech” fitoi.

Imagjinoni tek ne, një gazetar në TV publik të kritikojë qeverinë! Kolegët & publiku e braktisin, nis fushatë denigrimi, gazetari minimalisht humb kontratën e punës. Rasti? Eksperti i Parkut të Divjakës u shkarkua vetëm sepse i dha interv VOA (Zeri i Amerikes”, pa pasur kritika por duke dhënë mendime profesionale.

Për më tepër, shiko mediat private kombëtare: largim menjëherë nga puna sa herë shefat lart (në qeveri) bëhen nervozë për ndonjë kritikë, dhe natyrisht, fushatë denigruese kunder “kazan”-it, siç qeveria quan pushtetin e tretë / median jo shtetërore/jo publike në Shqipëri! A ka pasur ndonjë rast kur gazetarët kanë shprehur solidaritet për kolegët, duke braktisur emisione në shenjë proteste?? Natyrisht jo. Sepse tek ne, duke perifrazuar Orwell, shprehja “të gjitha mediat janë të barabarta” lexohet “të gjitha mediat janë të barabarta, por disa janë më të barabarta se të tjerat”!

Afrim Krasniqi

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit