KreuOpinionNjë popull pa kujtesë historike shuhet!/ Nga Ilir Jano

Një popull pa kujtesë historike shuhet!/ Nga Ilir Jano

Një popull pa kujtesë historike shuhet!

Një popull që harron, që nuk dënon shkaktarët e çdo tragjedie, që ul kokën dhe thotë për çdo gjë “ç’më duhet mua”, është i destinuar të jetojë i nënshtruar, i vjedhur, i grabitur, pa gojë, pa sy, pa veshë…
Sot është 2 prill, dita kur regjimi komunist para 31 vitesh, tregoi fytyrën e tij të vërtetë kriminale, duke vrarë barbarisht katër të rinj shkodranë, pa asnjë faj, pa asnjë arsye…
I vetmi faj i tyre ishte “DEMOKRACIA”, ëndrra rinore që kishte kohë që kërkonte frymë…vetëm kaq, donin heronjtë shkodranë dhe bashkë me ta, të gjithë ne që jetonim me idealet e pastra të atyre viteve!
Por, gjithmonë ka një “por”…?!
Ne nuk prisnim që komunizmi të dënonte pjellat e vet të krimit, jo…por nuk ndodhi edhe kur pushteti i 2 prillit rra…
Dënimet u harruan…pushteti i “2 prillit” shumë shpejt u zëvendësua me atë të “1 prillit”…
Kush karrigen pushtoi, demokracinë harroi…kështu jemi dhe sot, të njëjtët…karrigexhinjtë milionerë dhe kalanderë, idealistët, të varfër por me nder…
Të përulemi me mirënjohje sot për dëshmorët e demokracisë! Ilir Jano

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit