HomeKulturë / ArtNjë referencë e shkurtër për punën e krijimtarinë e muzikantes Lejla Agollit/...

Një referencë e shkurtër për punën e krijimtarinë e muzikantes Lejla Agollit/ Nga A.Sulioti

Nëse duhet të jemi krenarë për disa gjëra në fushën e muzikës, sigurisht ne duhet të jemi krenarë sepse kemi arritur të prodhojme një brez muzikantesh, hapat e të cilëve kanë mbetur pashuara me kalimin e kohës, jo vetëm në kujtesën kolektive të këtij populli, por edhe në historinë moderne dhe bashkëkohore shqiptare të arteve të bukura, si burim frymëzimi për brezat e ardhshëm.

Lejla Agolli është sigurisht një pioniere dhe një shembull i shkëlqyer në këtë kategori sepse ajo dhe shoqet e saj arritën të kombinojnë të pabesueshmen për Shqipërinë Socialiste. Αjo vetë ka studiuar kompozimin dhe orkestrimin në Institutin e Arteve të Bukura me Tish Daijan në një kohë kur ky profesion tradicionalisht ishte i dominuar nga meshkujt në Shqipëri, duke arritur të spikatet në mënyrë dinamike dhe të fitojë një emër në hapësirat më të gjera artistike që në moshë të re.

Lejla mori pjesë në çdo ngjarje muzikore të kohës me krijime të mahnitshme, që nga Festivali i Radiotelevizionit dhe dekadat e majit, deri tek anketat e Radio Tiranës dhe koncertet e ndryshme klasike. Ajo ishte fituesja e Festivalit të Këngës Qytetare Kombëtare me këngën “Ah ky mall” kënduar nga Frederik Ndoci.

Absolutisht e suksesshme profesionalisht në një Shqipëri ku artet lulëzojnë dhe konkurrenca kulmon, Agolli ka shërbyer për disa vite si drejtore artistike e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, duke shënuar një tjetër rekord të parë për një grua. Dhe për aq kohë sa jeta “e lumtur” socialiste rridhte me absurditete që nuk mund të imagjinoheshin në vendet e tjera evropiane për muzikantët dhe veçanërisht për gratë muzikante, mes kantatave, simfonive, koncerteve etj duhej ta mbante edhe shtëpinë e saj në përsosmëri, duke bërë punët me ato kushte që kishte Shqipëria.

Si mund të mos jemi krenarë për këto gra dhe si të mos i kujtojmë?
Sidomos nëse marrim parasysh pagën e dobët, presionin psikologjik, terrorizmin politik, censurën e partisë, kufizimin në vend, kushtet e jetesës në apartamente të vogla, aksionet, zboret, punën fizike etj me patjetër që i konsideron ato heroina.

Heroina që megjithatë na dhanë, shumë faqe (ndonjëherë shumë brilante) në librin e historisë së muzikës shqiptare. Një referencë e shkurtër për punën e Lejla Agollit: “Ah ky mall” dhe In Memoriam për klarinetë solo dhe orkestër të vargut, kushtuar Nënë Terezës, Fantasy for violin and orchestra, Poema for violin and orchestra, Rondo No.1 for violin and orchestra, Rondo No.2 for violin and orchestra, Violin concerto No.1, Violin concerto No.2 etj

Nga këngët njihen: “Ideali na bashkoi” nga duetet Gjergj Sulioti- Petrika Rëmbeci & Katriot Ago – Bahri Rustja, “Jam me ty o shok proletar” nga Arta Babaramo dhe Pellumb Elmazi , “Oh jeta ime” Frederik Ndoci, “Mall” nga Megi Laska etj. Në panteonin e sukseseve të saj janë dhe dy fëmijët e saj, të dy muzikantë që bëjnë karrierë jashtë vendit.

Dhe për sa kohë që kompetentën e fushës harrojnë, ne i detyrohemi asaj të paktën një urim dhe një përqafim të ngrohtë në formë mirënjohje. Gezuar ditëlindjen Lili Agolli e thjeshtë, modeste dhe e lumtur. Gjithmonë me shëndet, frymëzim dhe pasion, pranë atyre që do dhe të duan!!!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments