HomePress EmigrantU qëllua me plumb në kokë, vdes 39-vjeçari shqiptar në Greqi! 

U qëllua me plumb në kokë, vdes 39-vjeçari shqiptar në Greqi! 

Athinë 3 tetor 2021

U qëllua me plumb në kokë, vdes 39-vjeçari shqiptar në Greqi!

Sipas raportimeve të mediave greke, një 39-vjeçar shqiptar,  pronar i një lokali,  u qëllua nga një burrë i maskuar dhe me kapele, i cili iu afrua në këmbë pronarit që ishte jashtë kafenesë dhe po bisedonte me klientët.

Autori pasi qëlloi mbi shqiptarin, u largua me një makinë të bardhë që po e priste ndërkohë që tashmë  po punohet për gjetjen e tyre.

Sipas Shqiptarja. com,  viktima, i cili mësohet se quhet Keli, nga Tepelena, dyshohet se ishte pronar i kafenesë dhe atentati ndodhi jashtë biznesit të tij. 39-vjeçari, madje në lokalin e tij ftonte edhe këngëtarë të njohur shqiptar, me të cilët thuhet se kishte edhe miqësi për shkak edhe të punës që bënte.

Zona në atë kohë ishte e mbipopulluar dhe kishte shumë njerëz. Sipas dëshmive, autori e qëlloi viktimën të paktën gjashtë herë. 39-vjeçari shqiptar mori plumba në kokë dhe bark, dhe u transportua në gjendje të rëndë në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas mediave greke, shqiptari është një emër i njohur për autoritetet greke pasi ishte me precedent të mëparshëm penal dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh.

#NewsIn. Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments