Protesta e heshtur që u zhvillua në Lviv të Ukrainës, nuk la pa u prekur askënd, qoftë ushtar, refugjat apo gazetar.
E si të mos prekeshe kur shikoje nënat ukrainase që simbolikisht sillnin dhe vendosin në shesh 109 karroca, të cilat ishin viktima të fëmijëve në këtë luftë të panevojshme. 
Karrocat ishin bosh, donin të tregonin me to se askush nuk i duhej më në momentin kur fëmijët humbën jetën nga një predhë, apo nga një raketë ruse. Fotografia ishte tronditëse, rrëqethëse mund të them, duke lënë të gjithë në këtë qytet ukrainas pa fjalë, të mbytur në lot.
Rusët gjithashtu arritën ta çojnë luftën në Lvil, metropolin e vetëm të madh të Ukrainës, pranë kufirit polak, ku armiqësitë ishin shumë larg. Por një raketë Cruise e gjuajtur nga një anije luftarake ruse dhe disa predha nga lëshuesit e shumtë të përdorur aq shpesh nga pushtuesit sollën luftë në qytet. U dëgjuan sirenat, strehimoret u mbushën, aeroporti (i vetmi aeroport nga i cili erdhi ndihma në Ukrainë) u shkatërrua nga raketat dhe bashkë me të edhe pista. Një fabrikë që ishte afër municioneve, por prej vitesh joaktive, u bombardua gjithashtu.
Banorët me predhat e para që ranë nuk menduan për shtëpitë apo bizneset e tyre, por për statujat e qytetit dhe monumentet e tij. Lvil është caktuar si një sit i Trashëgimisë Botërore, me dhjetëra statuja me përmbajtje kryesisht fetare, si dhe monumentet e tij kulturore. Banorët vraponin për t’i mbrojtur, për t’u vënë rreth tyre shtresa ose thasë rëre, i “përqafonin” me dru dhe çimento që kur të binin predha të shpëtonin. Kjo është ajo që ata ndjenin, kjo ishte ajo që u interesonte, kjo është ajo që bënë njerëzit e Lville.
(To vima)gr
@NewsIn.Al

