NJË TRADITË LICEISTËSH..
Kjo foto është shkrepur në Montpellier (Francë) në tetor 1927. Janë 5 ish liceistë, 4 prej të cilëve posa kishin filluar studimet, Xhevdet Kapshtica (drejtësi), Gjergj Canco (matematikë), Niko Stralla (histori) dhe Niko Glozheni (drejtesi), ndërsa i 5-ti, Ligor Serafim, ishte student i vitit të dytë në biologji.
Ishte krijuar traditë që studentët më të vjetër i prisnin studentet e porsa ardhur që në stacionin e trenit dhe pastaj i ndihmonin në akomodimin e tyre: në mjediset universitare, në gjetjen e ambjenteve të banimit, në restorante, dhe i shetisnin në vendet kryesore të qytetit.
• Xhevdet Kapshtica (1906-1993), student i Liceut, i diplomuar në Francë për drejtësi në 1931. Për shumë vite, në kohën e Mbretërisë, punoi si gjyqtar në disa qytete të vendit. Eksponent i Ballit Kombëtar, dënohet pas lufte dhe kryen 18 vite burg në Burel. Lirohet në 1963. Pati rastin ta shohë permbysjen e sistemit (i pari majtas)
. Gjergj Canco (1906-1971), liceist, profesor ne gjimnazin e Shkodres, drejtor i Politeknikumit “7 nentori” ne Tirane. Mesues i popullit (i dyti majtas)
. Niko Stralla (1907-1978), liceist, i diplomuar në, Montpellier (Francë) në histori dhe drejtësi, ish prof. i Liceut dhe mandej avokat (personi në qendër)
• Ligor Serafim (1904-1996), brezi i parë i Liceut (1925), student në Francë i diplomuar për biologji në 1929, profesor i Liceut dhe pas lufte mesues i biologjise ne gjimnazin Raqi Qirinxhi deri sa doli në pension (i katërti)
• Niko Glozheni (1908-1990), liceist, i diplomuar në Francë për drejtësi. Vitet e fundit të jetës punoi si avokat në Korçë (i pesti).
Prof. Klodi Stralla
@NewsIn.Al