Wednesday, May 21, 2025
spot_img
HomeAktualitetiKa mote e mote që mëngjeseve dal vetëm e kthehem në shtëpi...

Ka mote e mote që mëngjeseve dal vetëm e kthehem në shtëpi bashkë lulen që ia dhuroj lules sime…/AGIM XHAFKA

Ka mote e mote që mëngjeseve dal vetëm e kthehem në shtëpi bashkë lulen që ia dhuroj lules sime…

  1. Agim Xhafka

Pasi ha mëngjesin,atë tasin me tërshërë përzierë me boronicë,me bajame,me kos e mjaltë pij dhe gotën me lëng qitro. E vrik mbath atletet të sillem rrugëve si kali në lëmë. Jo nga që ha njësoj me kalin,tërshërë dmth,por se dua të bëj ca mijra hapa deri sa shqiponja ime të jetë stolisur për shëtitje e për pazar. Pas një ore e pak rikthehem që ta marr. Ndërkohë te ndonjë lulishte apo avlli vile do e kem këputur një trëndafil. Në se nuk më kap dora lule të hajrit hyj në dyqan dhe e ble. Po asnjëherë nuk shkoj në shtëpi pa trëndafil. Nuk ndodh që ndërsa gruaja hap derën të mos hyjmë krah për krah unë dhe lulja e kuqe. Ajo duket te sytë që ndjehet mirë,e vlerësuar,e mikluar dhe e dashuruar. I skuqen mollzat e i qesh fytyra.
Po unë pse e bëj një aventurë të tillë? Pse vjedh poshtë e lart e gjakos duart nga gjembat ose pse harxhoj para për një trëndafil? Kam plot përgjigje. Ndodh nga shtysa dashurie,ndodh nga mosha që zbut sjelljen,ndodh nga ndjesa për plot gafa bërë ndër vite. Ky thes i madh shpjegimesh na afron më shumë,na detyron që tani rrugës të ecim dorë për dorë si atëhere që me zor e sjellim nëpër mend. Ky trëndafil gjatë ditës rri krenar në tavolinën e bukës e na kundron kur ulemi. Më parë ne shohim atë,pastaj sytë e njëri tjetrit,në fund shikimin e derdhim mbi pjatat mbushur me shije.
Ka mote e mote që mëngjeseve dal vetëm e kthehem në shtëpi bashkë lulen që ia dhuroj lules sime. Se shumë e desha,se shumë e dua,se…ah sa shumë më duhet dhe do të më duhet…

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments