Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNjerëz që su ngopën kurrë me deputet-llëk !

Njerëz që su ngopën kurrë me deputet-llëk !

Në bazë te listave të lanchuara orët e fundit , vihet re rikandidimi i 80% të personave ekzistues, deputetë. Deputetë të cilëve askush nuk ja u ka parë hajrin! Janë ata që mbajnë varur me premtime boshe një popullsi të gjithën, janë ata që ju rishfaqen banorëve njëherë ne 4 vjet. Vallë u shuan intelektualët e tjerë , që mbase dëshirën për t’iu ardhur në ndihmë popullatës e kanë edhe më të madhe?!
Jam dakort që udhëheqësit politik të rikandidojnë, por me të paaftët e tjerë çbëhet ?!
Janë këta të paaftët të cilët mashtrojne dhe ju mbushin mendjen për të marë votë, dhe të cilësohen si njerëz me influencë. Jo mor shok! Mashtrimi nuk te çon asgjëkundi, por shqiptari gënjehet nga ai qe e mashtron më shume, me shpresën që nesër nuk do jetë më një i papune… dhe shpesh përdorim shprehjen historike : Shpresa vdes e fundit !
Dhe sa kohë shqipëtarët do jenë vartës të kësaj shprehjeje?! Mos vallë politika ka qëne selektive dhe në të njëjtën kohë inekzistente?!
Meqë listat do jenë të hapura i mëshoj zgjedhjes së fytyrave të reja, por besoj se këta do jene te komanduar nga fytyrat e vjetra. ( Shpresoj mos jetë e tillë).
Fabula e gjithë kesaj është: Shqipëria dhe shqipëtaret mbeten në Vend Numëro !

 

 

post : #gurali haxhillari

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments