Thursday, January 15, 2026
spot_img
HomeKulture / ArtNjerëzit e zgjuar punojnë me njerëz të zgjuar dhe përveç zgjuarsisë përfitojnë...

Njerëzit e zgjuar punojnë me njerëz të zgjuar dhe përveç zgjuarsisë përfitojnë dhe shkathtësinë e tyre!/A.Pavliqoti

Ajnshtain nëpër konferenca gjithmonë shkonte me shoferin e tij personal. Një ditë duke shkuar përsëri në një konferencë shoferi i thotë Ajnshtainit:
” Zotëri kam kohë që i ndjek koferencat e tua ulur në kolltukun e fundit dhe pothuajse i di të gjitha fjalët që do të thoni në konferencë” …

Ajnshtain buzëqesh dhe i bën një propozim :
” Në këtë vend ku jemi duke shkuar, mua nuk më njeh askush. Ndërrojme palltot dhe kapelet dhe dil ti e mbaj konferencën, ndërsa unë po ulem në kolltukun e fundit të sallës, të dëgjoj.”

Shoferi mban një fjalim shumë të suksesshëm, u përgjigjet drejtë të gjithave pyetjeve. Sapo do të ulej në vëndin e tij, një pjestar në salllë i drejton një pyetje shumë të vështirë fizike. Shoferi me qetësinë më të madhe i drejtohet pyetësit :
” Cudi si po drejtoni një pyetje kaq të thjeshtë” dhe duke treguar Ajnshtainin vazhdon :
“Përgjigjen e kësaj pyetje dhe shoferi im që është ulur në fund të sallës  e di…dhe me qetësinë më të madhe e ftoi GJENIUN  të ngjitet në podium dhe t’ju shpjegojë ”

 


– Njerëzit e zgjuar punojnë me njerëz të zgjuar dhe përveç zgjuarsisë përfitojnë dhe shkathtësinë e tyre!

#Arjola Pavliqoti

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments