THESARET E KRAHINËS TË KOLONJËS
NË FSHATIN SHTIKË, KU LINDI SOTIR GJIKA, THOMA KACORI E SHUMË PATRIOTË E POETË, SHKRIMTARË, SPORTISTË
SOT FESTOHET SHËN E PREMTJA

Gjithmonë kam udhëtuar me një ndjesi befje dhe sensacioni shpirtëror drejt Kolonjes,Erseke, jo vetëm se ketu jane rrenjet e mija ,jo vetem se ketu kam eshtrat e te pareve te mi, te gjysherve e gjysheve, te motres e te vellait, te shume te dashurve te mi, po edhe për shkak të miqve të shumtë që kam këtu, për shkak të jehonave që më vijnë në vesh e në kujtesë nga kapërcyllet e historisë…
Këtë radhë, udhëtimi drejt Kolonjes, drejt fshatit tim Shtike shpirtndezur ishte ndryshe.
Kete herë do te vij drejt jush shpirterisht, me mendje e me shpirt, ne pamundesi per te qene edhe fizikisht.po, do te marr diçka nga Eva biblike dhe magjia e Tokës së Premtuar per te dehur shpirtin e per te ngazëlluer zemrat e shpirtin e te gjitheve qe mburren e thone qe jemi kolonjare.. Kështu këtë herë, kur në gjirin tënd te jem, mes mrekullisë së pastërtisë së shpirtërave të lirë e të plazmuar në nocionin magjik të fjalës Dashuri, do ndjehem e rilindur.
Do te doja te isha ATY, ne rruget dhe ne shtepite e tua, ndertuar me gure.
Dua si atehere,kur isha femije, me pak dhe te kuq te lyej truallin e shtepise sime,
Dua me ujin qe vjen nga kroi i kishes, te laj gjithe rruget dhe pastaj e ulur ne gjunj te marr nje gur ta mbaj ne gji per jete, se Ju jeni te dahuur, te cmuar per mua..
Te dua fshati im, te dua shume, ashtu si ishe dje vetem me gure dhe sot qe shoh ndonje cati te kuqe ose te murme.
Ruaj kujtime shume te bukura te jetuara, por dhe shume te treguara nga prindrit e mi, nga motrat dhe vellai im.
Ruajini dhe bejini me te bukura, ato tregojne qe kemi qene dhe jemi nje fshat me tradita me kulture.
Sot tek ti, Kolonja ime, fshati im Shtike do te vi te vesh gezimin e festes, te degjoj kabane kolonjare, te hedh vallen Kolonjare e te bucase kenga”Kolonje e bukur Kolonje, me shume trima e kapedane” e te urojme per shume vjet gezuar
”FESTEN E SHENE PREMTES”
Kjo feste shekullore e fshatit tim, behet pa ftese.
Eshte nje dite e shenuar ne besimin Krishter Ortodoks, e dihet qe festohet ne daten 26 Korik te cdo viti.
Qe festohet kjo ne fshatin Shtike e di e gjithe Kolonja e te gjithe shtikallinjte e kudo ku jane do te perpiqen qe ne kete dite te shenjte te jene aty, ne sheshin e fshatit, te takohen, te bisedojne, te shtrojne sofren bujare kolonjare e te festojne se bashku.
Kohet kane ndryshuar e shume si une, nuk do te jene sot atje, ndaj mora penen e te shkruaj per ata qe do festojne, po edhe per ata, qe shpirti ju dhemb qe nuk do te mundin te jene aty te mesojne, te ruajne te shenjte dashurine e te jene krenare per vendin ku kane lere, ku kane meme e ate, ku jane varret e te pareve, ku shpaloset Bota magjike, Krenaria, Figurat e shquara te historise,Monumentet e pavdekshme njerezore te Kolonjes.
Kolonja eshte nje thesar.
Fshati im, me i bukri ne bote.
Kolonja djepi i patriotizmit traditave zakoneve,, veshjes , i dijes e dritës shqipe te josh kërshërinë per ta pare e më gjërë për të shkelur edhe këtë krahine shqiptare e për të shijuar magjitë e saj të zgjuara e të fjetura.
Kolonja, simbol i juglindjes shqiptare, , nje krahine jo shume e njohur per bemat e saj dhe e lene pak pas dore, ruan brenda saj histori te lashta e te reja e me te drejte do ta quaj
Djepi i kultures e dijes,i patriotizmit, po edhe i historise se lashte.
Kolonja eshte nje Thesar, po thesari me i madh jane banoret e saj, jane bijte dhe bijat, jane ATA, qe e quanin ”NENE”, e per te u bene martire, shkrine pasurite e dhane edhe jeten e tyre.
Ketu e ka origjinin Fan Noli, ketu lindi e u dogj ne gropen e gerqeles Petro Nni Luarasi,, Qirjazet e Butkallinjte, Themistokli Germenji e Gavril Pepo, per gjuhen shqipe e per te te pare te lire.Shume trima e kapedane nxorre edhe me vone Kolonja ime e gjaku i tyre le te jete drite.
Une jam bija jote ne mergim e krenohem me ty e me historite e tua.
Ti,Kolonja ime, je shumë e pasur për sa i përket vendbanimeve të hershme. ke një grup kalash, tumash dhe varre monumentale Jo më shume se 2 km më tutje nga vendi i thesarit të Hollmit (‘Ollmit) ndodhet një sargofag i hershëm.Ketu ndodhet fshati im Shtika. Pak me lart ndodhet, fshati Butkë, banorët e këtij fshati të ardhur prej Frashërit, aty rreth viteve 1630. Ky sargofag (Var) quhet ndryshe në gjuhën e popullit “Guri i Sëndyqit” i cili u vodh gjatë luftës së parë botërore, (nga anglezët).
Ne fushat e fshatit” Shtike” e ne ato te fshatit “Qinam” të rrethit Kolonjë, Ersekë, në vitin ~1989, fare rastësisht tek kjo tip guroreje me gur gerqelor, material i cili përdorej për të mbushur gropat e asfaltit të asaj kohe të cilat kishin filluar të shtoheshin me shumicë, u gjend një thesar vërtet prallor, Monedhat ishin kaq shume sa dhe tek të gjtha gropat e mbushura me këtë material gjendeshin monedha me lehtësi …
Monedhat ishin dy lojshe nga njëri krah kishin të stamposur breshken e ujit ose atë tokësore e ndërsa në krahun tjetër kishin simbolin e “Zvastikës” – “Atit_Zeus” ato peshonin rreth 12 – 13 gr, secila dhe ishin të derdhura prej “platini” Ar i bardhë.
Një monedhë fillimisht shitej fatkeqësisht aty tek 200 lek të kohës se monizmit (vitet 1989 – 2000) pra rreth 2 -3 dollar copa, e më pas ato u zhduken krejt të gjitha me vlerën 110 dollarë për një monedhë 13gr./platin.
PLATIN m. kim. Metal i çmuar e shumë i rëndë, i butë si ari, me ngjyrë hiri në të bardhë, që shkrin në temperaturë të lartë e nuk ndryshket dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, enë kimike etj. (simboli Pt). Minierë platini. Fletë (shtresë) platini. Penë me majë platin, etj.
Kam idenë se shteti ynë nuk disponon asnjë “mostër” prej tyre … përveç poçes -bosh në muze dhe për to nga arkeologët tanë nuk u fol kurrë veçse ndonjë zë interviste e detyruar.
Sipas ekspertve monedha me breshkën e ujit datonin prej shekullit të 6 pes. ndërsa tjetra i përket gjysmës së dytë të shekullit të 4 pes. Përreth gjithë zonës së fshatit Qinam, Milec, Shtikë, Butkë Qafëzez, janë zbuluar mbi 30 tuma, vendbanime të tjera të lashta antike.
Midis shumllojshmërish monedhash në dispozicion edhe të banorve-kolonjarë mund të gjesh edhe sot shumë të tilla, në prerje të ndryshme, e shumë prej tyre me figurën e Aleksandrit të Madh, si dhe të tjera gjetje mesjetare bronci; monedha, karfica, gjilpëra,vëthë, maja shigjetash e gjithëçka tjetër të periudhës qytetare ilire mes shekujve 4-1 para Erës Sonë.
Monedhat janë të tipit “Aegen” shpesh mbi to gjen të shkruar dhe shkronjën ‘H’.
Veçori e tjetër e këtij fshati është se aty dheu është; “i imët dhe i kuq” dhe në gjithë parcelat tokat-arë aty pranë fshatit gjenden me shumicë edhe mbetje“Qeramike”.
Duke sjelle keto te dhena arkeologjike,m’u kujtua qe pikerisht me kete balte te kuqe shtronim truallin e dhomave, hajateve te shtepive ne kete dite feste.Ishte si cimento e nuk behej pluhur e ne kontrast me muret e bardhe, shtepite e oborret shkelqenin nga pastertia dhe bukuria.
Fshati Shtike, ndodhet rreth 32 km, larg qytetit te Korces, reze malit Gramoz, pikerisht atje, ku quhet ”Shkembi i Bletes”. Eshte nje fshat karakteristik malor, dikur i ndertuar i teri me gurre e me me plloca.Eshte i ndare ne dy mehalle e me nje kryesore te shtruar me kalldrem me gure te bardhe.Thone, qe eshte krijuar, keshtu si eshte sot rreth 500 vjet me pare, po gjurmet e banimit jane te hershme edhe nga vete toponimet ,qe degjohen, Cdo koder ,cdo fushe ka nje emer, qe te kujton nje histori.
Duke qene, shkemb e gur, si te gjithe kolonjaret edhe shtikallinjte ndoqen rrugen e kurbetit, Te paret, me shumice u largun rreth 1920 e sot do t’i gjesh ne Amerike, Australi, Argjentine, Rusi e po thuaj ne gjithe shtetet e Europes , ne Rumani, Bullgari, Itali, Greqi, po mallin e dashurine nuk e shuan kurre per vendin e lindjes.e bashke me mallin sollen edhe te miren, te bukren e vendeve ku ishin.Shume nuk u kthyen kurre e shami zezat nena, gra, motra i vajtuan per tere jeten. e femijet jetime nuk pane dite te bardhe.
Fshati ne cdo kohe ka qene shume arsim dashes.Ka patur shkolle greke, po pas hapjes se Shkolles se Pare Shqipe ne Korce, u kthye ne gjuhen shqipe.
Fshat i vogel, po me deshire te madhe per dije, Buke misri mund te hanin, po femije pa shkolle nuk i linin. Ata qe ishin me ne gjendje nga ana ekonimke i dergonin femijet edhe ne Korce., Me hapjen e LICEUT FRANCES,,paten fatin te shkojne edhe djemte e fshatit e midid tyre Apostol Demiri, qe u be nje publicist i nderuar duke ndjekur rrugen e djalit tjeter shtikalli SOTIR GJIKES (1889 -1927), qe veprimtarine e tij publicistike dhe ate patriotike e zhvilloi ne qytetin VERONA TE ITALISE qe shkroi me pseudoninin ”Shkembi i bletes” emrin te cilen e mori edhe skuadra e futbollit e krijuar ngate rinjte e fshatit.. Eshte nga publicistet e pare shqitare, qe shkroi ne gjuhen shqipe, qe krijoi gazete shqiptare ne Verona, eshte ai patriotot shqiptar, qe do te mbaje fjalen e rastit mbi varrin e Luigj Gurakuqit, po qe nuk ju njohen vlerat gjate regjimit komunist. e familja e vajzes se tij Merlikat u internuan.
Mik dhe shok eshte edhe RILINDASI I FUNDIT, sic i thone studiuesit e ndryshem te letersise dhe historise e quhet Thoma Kacori, qe e zhvilloi veprimtarine e tij ne Bullgari,, ne Sofie, ne shoqaten ATDHETARE E PATRIOTIKE. Shkroi ne gjuhen shqipe e qe na fali perkthime te bukura nga letersia boterore e te shume filmave ruse e bullgare e qe beri qe Shqiperia te njihej mire ne Bullgari. e nje sere librash me mall e dashuri per vend lindjen e tij Shtiken.
Sot nje rruge ne Tirane mban emrin e tij, e shtikallinjte qe banojne ne Tirane takohen aty, e jane krenare per rrenjet e tyre kolonjare.
Nga ky fshat jane me qindra sot, me Arsim te larte, ne te gjitha fushat e veprimtarite e jetes, mesues, mjeke, juriste, ekonomiste, gazetare, studiues, po mbi te gjitha njerez te mire, punetore.
Shtikallinjte mbahen per mjeshtra te punimit te gurit e kudo ku shkuan lane gjurme. Shtikallinjet punuan edhe ne ndertimin e kishes ne Boston, qe drejtohej
nga FAN NOLI, biri i tyre kolonjar.
Sa here behej fjale per vendin e lindjes, do ta kujtonin me mall,,po do jepnin edhe ndihme ekonomike per fshatin
..Mbaju nene, se ke djemte ne Amerike e sa here qe jepej rasti dicka do te benin, .Jane keta djem te fshatitit, qe per te gjalleruar jeten e familjeve e te gjithe te dashurve derguan Gramafon e veshjen sportive per skuadrene futbollit ”SHKEMBI I BLETES” ,krijuar qe para viteve 1930 e kishte nje veprimtari ne gjithe rrethin e Kolonjes e te Korces.Fushe footbolli, e gjitheshka qe duhej, , deri ne kuaj te stolisur me te cilet udhetonin…Per kohen ishin gjera te medha, te bukura e nje bote e pasur shpirterore, per te medhenj e te vegjel
.Grate merreshin me punet bujqesore, gra heroina, qe benin edhe punet e burrave, po kur ishte nevoja, merrnin edhe armet.
Jane keto gra, qe fshati nuk u dogj asnjehere e nga asnje pushtues, jane keto gra,qe mbrojten malin, se mali per to ishte jete.Nuk e mposhti dot as ushtria turke, as greke, franceze e italiane,
Jane keto gra qe diten e ruajten zakonet e traditat e bukra.
Kishte skamje, varferi thoshte nena ime, qe rrojti nje shekull, po kishte kaq shume dashuri. kaq shume festa e gezime, qe duhen kerkuar e duhen festuar.
Tradita, bujaria, gezimi i perbashket thyenin ate natyre te ashper te malit Gramoz . Sipas kujtimeve te nenes sime e sipas leximeve te ndryshme te kohes, ne kete fshat jetohej ne harmoni e dashuri.Festonin se bashku.
Kishin nje dite qe quhej ”DITA E VRESHTAVE”…e pinin Vere e Raki, festonin burrat, e grate, shkonin ne Hardhite e kercenin e kendonin e hanin ato qe kishin gatuar.Valle e kenge e sot me keq ardhje shaj veten qe nuk munda te kisha regjistruar kenget e bukura, qe i kendonte nena e babai im.
Cdo rit e kenge, cdo zakon, nje bukuri.
Festoheshin,”Dordolecet” ”Karnavalet e sotme” e nje dite qe mund te quhet ”DITA E VERES”, ku vajzat stoliseshin me lule e duke shkuar dere me dere kendonin,
Shi bobo shi
bjere ne arat tona
te na ritet misri
te bleroje toka
Merrnin dhurata e gatuanin e gezonte gjithe fshati
Po festa e gezimi me i madh ishte Dita e SHENE PREMTES.
Gati nje muaj me pare beheshin pergatitjet. Cdo shtepi ishte e hapur, per miq e per te panjohur.Ate dite ishe mik i cdo shtepie, edhe po te ishe nje udhetar i panjohur ose i ardhur per feste.Te veshur me kostumet kombetare, Fustanelle e Mollokof, do shkohej ne kishe e pastaj me klarinete, bozuk e violi do te kercehej ne mes te fshatit.
Kete dite hapeshin fejesat, kete dite shfaqeshin dashurit, e festa vazhdonte ne cdo familje me miq e shoke te ardhur nga larg,
Sot nuk eshte si atehere, po duke marre shkas edhe nga vendi ku jam sot, ne Greqi, mendoj qe keto tradita te ruhen, te zhvillohen, jane nje pasuri e thesar per kombin, per kulturen shqiptare.
Duke festuar, gezojme e duam me shume njeri tjetrin,
Kudo jetohet e kudo ka jete, e ajo eshte kaq e bukur. E djeshmja iku, e sotmja duhet shijuar e nesermja nuk dihet, po ne kemi per detyre tua leme brezave e te nderojme ata, qe bene gjitheshka qe ne te jemi me mire,
”Detyra ime mbaron, atehere kur mbaron Jeta ime ”, na meson, SOTIR GJIKA,, , Ky patriot , bublicist e bir i Shtikes e Kolonjes.
Kete desha te beja eshe une me kete shkrim,T’u le brezave disa niprat e mbesat e mija te vazhdojne te jene krenare per rrenjet e tyre, se duhet te dime nga kemi ardhur e ku do shkojme..
Kolonje moj treve e ralle, mes vitesh e motesh, behesh me e cmuar me e bukur, se ke nxjerre e do nxjerresh per here bij e bija, qe te duan e do te duan me shume, se kane shembuj, Fan Nolet , Butkalinjte, Qirjazet, Gjikat, Vangjelet, qe ta ngriten krenarine e te lane Thesare te Cmuara,, VEPREN, TRADITEN, KULTUREN, PATRIOTIZMIN E SOFREN BUJARE KOLONJARE.
KOLONJE E BUKUR KOLONJE, NJE THESAR NE TOKEN ARBERORE.
k@dd

AMBASODORE E KOMBIT
Kristina Demiri Dojce

