KreuAktualitetiEda Zari, në kujtimet e saj për ekzekutimin makabër te vëllait të...

Eda Zari, në kujtimet e saj për ekzekutimin makabër te vëllait të saj para 31 vitesh në kufi./ Nga K. Skënderasi

Ja çfarë shkruan artistja Eda Zari,  sot në ditën përkujtimore të vrasjes nëkufi të vellait të saj Ilirit.

“Liri, sot është ditë e lindjes tënde. Kemi tre dekada që s´mund ta festojmë këtë ditë – ashtu bukurisht si mote të shkuar. Po të ishe sot më jetë ku do doje të ishim? Mall o dritë e motrës, mall!

“(…) Po më pas, ç’u bë me këtë trup, me këtë trup që e priste jeta, dashuria, telajot e së ardhmes që kurrë nuk gëzuan ngjyrat e jetës së tij? Jo, nuk mbaron këtu. S’ka trup, s’ka varr, s’ka protokoll, s’ka asnjë gur për prindërit dhe ne ku të përgjunjemi. Vetëm rropatje, sorollatje, tallje, përçmim. “Ejani pas 15 vitesh, ishte armik i atdheut. Mos e kërkoni…”.
Në çantën e Ilirit ndodhej një pincë, një kaçavidë, ca libra dhe një aparat fotografik. Ky qe armiku i atdheut. Lirinë dhe artin tim ia kam borxh guximit të tij prej artisti ëndrrashumë.” (Shkëputur nga shkrimi “E kaluara e tashme dhe totalitarizmi i sotëm i kamufluar”.

Nga #edazari)”

Është e pafalshme që këto krime nuk u zbuluan kurrë,  ndonëse efektivat e postave ushtarake që shërbenin në kufi dihen. Kjo tregon dhe një herë hipokrizinë qe kishte ligji i Ramiz Alisë që “zbuti” dënimin per arratisje!

Moszbulimet e kriminelëve dhe varreve të djemve që mbuluan me gjak telat e skllavërisë,  tregon edhe një herë shërbimin e zellshëm që kryen pasarrdhësit e emëruar nga vetë ai,  Ramizi! Drejtësi kërkojmë!!!

#Kristina Skënderasi

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit