Mund të duket si një lajm i bujshëm kjo dorëheqje masive e drejtuesve të P.D në Korçë, por për korçarët ishte e pritshme. Përçmimi që ju bëri kryetari Basha me listat e kandidatëve për deputet, si në zgjedhjet e 2017, ashtu edhe në te 2021 bëri që te largoheshin “dhe të fundit e Mohikanëve” që përfaqësonin kryesinë me ideale të nëntëdhjetës… idealet mbarë popullore që rrëzuan diktaturën enveriste!
Largimet e vazhdueshme në vite të shumë prej njerëzve të respektuar dhe me kontribut brenda P.D, e paralajmëronte këtë dorëheqje. Një gjë është e sigurtë, që “të larguarit” e sotëm dhe ata të mëparshmit, janë fajtorë sepse demokracinë që duan në Shqipëri e donin dhe në “shtëpinë” e tyre, në PD.
Askujt nuk i vjen mire që PD është kaq larg 1990- 1991, por sot më shumë se justifikimet i duhet marrja e përgjegjësisë! Në Korçë brenda PD, ashtu si në gjithë Shqipërinë ka akoma demokratë të vërtetë që duhet “të zbresin” me këmbë në tokën kryetarin Basha.

Deklarata e plotë e Andrea Manos:
Te nderuar qytetare te Korces,
Sot eshte nje dite jo e lehte per ne, anetaret e kryesise se PD dega Korce .
Ne kushtet kur nuk ka asnje shenje vullneti per te pare ne sy humbjen dhe per te reflektuar mbi shkaqet e verteta te saj
– te revoltuar nga arroganca, shperfillja, nepotizmi dhe papergjegjshmeria e lidershipit te PD
– te vendosur te qendrojme prane demokrateve te thjeshte ne qytetin dhe fshatrat e Korces, me te cilet kemi ndare sfida elektorale e kemi perballuar dite te veshtira ne opozite
– te bindur se sot Korca dhe Shqiperia kane me shume se kurre nevoje per kontributin e te gjitheve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist te kryetarit
– Ne sot po largohemi nga te gjitha funksionet drejtuese te PD ne Korce .
Une kam dhene doreheqjen si kryetar i PD dega Korce dhe sot po jap doreheqjen si aneter i Keshillit Kombetar te PD
14 anetare te kryesise, qe jane ketu me mua sot, midis tyre edhe Sekretari i deges se Korces , Devis Osmani qe ka punuar prane meje per 8 vite , largohen me doreheqje te parevokueshme nga ky funksion.
Te dashur qytetare te Korces , te nderuar demokrate :
– Ne qe jemi sot ketu ne kete salle dhe shume demokrate te tjere jashte kesaj salle te cilet kane punuar ne kushte te veshtira per PD , sot ndjehen te paperfaqesuar.
– Importet e L. Bashes nuk perfaqesojne vlerat dhe moralin e qytetarise te banoreve te Korces, ne qytet dhe ne fshat .
– Ne nuk duam te jemi deshmitare te zerimit te kontributeve te demokrateve te thjeshte dhe denojme ashper futjen e frymes se percarjes .
– Ne i lexojme me seriozitet , perulesi dhe jo me arrogance mesazhet qe vijne nga rezultati i zgjedhjeve .
Ata qe drejtuan fushaten elektorale duhet ti vene emrin e tyre humbjes . Ata jane arsyeja e pare dhe e fundit e humbjes se PD ne qarkun e Korces.
Vlerat e demokracise tek te cilat une dhe shume studente te dhjetorit ‘90 besuam, nuk do te merren dot neper kembe nga lidershipi i PD.
Ne do te vazhdojme te jemi anetare te PD , do te vazhdojme te besojme dhe te punojme per demokracine, per te sotmen dhe per te nesermen e Korces.

Është një “ulërimë” plot qytetari e atyre që më shumë se kushdo kanë ngritur zërin në tetë vjet opozitë.
#NewsIn. Al

