Sunday, August 23, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“Njeriu i Fundit që Kujton…”/Armand Zoga

“Njeriu i Fundit që Kujton…”/Armand Zoga

Njeriu i Fundit që Kujton

Në fund të kohës
nuk mbeti zëri,
as emri,
as fytyra.

Mbeti vetëm kujtimi,
i fshehur errësirës,
si dritë
që nuk pranon të vdesë.

Kërkoi veten
pasqyrave që gënjejnë,
syve që nuk shihnin,
në duar
që harruar kishin prekjen.

Kur bota
i mbylli të gjitha dyert,
gjeti një shenjë
harruar heshtjes.

Një trekëndësh,
një rreth,
një spirale.

Tre numrat primarë
të krijimit

Kuptoi se dera
kishte qenë gjithmonë
brenda tij.

Kujtesë,
brenda kujtesës.

Kur e hapi,
nuk pa apokalipsin,
por dritë…

Për herë të parë,
pyetja:

“Çfarë do të mbetet nga njeriu?”

humbi kuptimin
përballë kumtit:

“Gjithçka zgjohet
përpara se njeriu
të harrojë veten…”

Armand Zoga – Mançester

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments