NJERIU I RI I PARTISE
-Baba! Cdo te thote fjala spiun?
Keshtu me pyeti djali nje dite …Sapo kishte filluar pune ne nje kompani te re..Aty gjeti dhe shume shqiptare..
Djali im eshte lindur e rritur jashte Shqiperie, flet e shkruan mjaftueshen shqip, por disa fjale nuk i kupton mire..
-Pse me pyet?- i them.
-U prezantova me disa shqiptare ne pune..Takova te parin dhe me thote se te kem kujdes se ai shqiptari atje eshte spiun..I dyti po ashtu me thote per nje tjeter spiun..I treti qe u prezantova, me thote se ai i pari qe bisedove eshte spiun..Te gjithe baba thoshin spiun per njeri-tjetrin.
Djali ishte befasuar pa e ditur kuptimin e spiunit.
.-Mos i jep shume rendesi i thashe..Jane pasojat e njeriut te ri socialist..
Me keq u ngaterova, se djali pervec fjales spiun , donte te dinte se cfare eshte njeriu i ri socialist.
Aq budollalleqe ka patur dhe aq pasoja mentaliteti la ai sistem sa edhe femijve nuk dime si tua spiegojme..
Pasoja me te cilat ndeshemi edhe ketu ne USA. Veshtire te shkeputemi nga njeriu i ri socialist..Jo vetem djalit tim, por edhe mua e njejta gje me ndodhi kur fillova punen e pare..Por mua nuk me bente pershtypje se kisha jetuar ne dy kohe dhe me vinte keq qe vesi i spiunit te perdorej dhe ne USA. Aq me keq qe jemi shqiptare te nje gjaku..
Por particka e punes paska qene nene po nene..Droge e paska patur ate flame qumesht kjo nene..Shume nga koleget e mij ishin droguar keq nga ky qumesht.
Thuajse isha i vetmi qe e urenja particken e punes..Te tjeret nuk hiqnin dore..Mendja ju ishte fiksuar ne epoken e ndritur te partise..
-Pse keshtu- i thashe nje kolegut tim..Je dhe me universitet..Nuk e kupton qe Amerika eshte shume me lart se koha e partise?
-Keshtu jam brumosur Meti..Bile sa te marr nenshtetesine amerikane, pa teseren e ppsh nuk do ta heq nga xhepi..
-Nuk je i brumosur por je i brymosur..Te ka zene bryme mendja..
Une jam tip qe nuk e prish me askend dhe i quaja viktima te sistemit te shkuar..Ndjej dhe keqardhje.
Te besosh akoma kohen e ndritur te sapunit me racion, eshte cmenduri..Aq me shume te jetosh ne Amerike.
Te quash spiun njeri-tjetrin, kjo eshte me shume se cmenduri..Por njeriu i ri socialist gjykon se duke ushtruar rolin e nje spiuni do te behet i vlefshem per kompanine apo per shoqerine..
Une punoja bashke me njeriun e ri socialist..Ai ishte i betuar per ditet e lumtura..Kishte punuar ne fabriken e pushkeve.Une ja tallja pushket duke i thene se atyre pushkeve te tua ju shtrembohej tyta pas 10 shkrepjeve dhe ju behej si organi i kalit mbasi ka kryer aktin seksual me pelen. Nuk e di, se une isha ushtar i xhenjos, pa pushke, por keshtu kam degjuar, i thosha.
Por ai merrte zjarr po tja shanje pushken e partise..
Ti je armik me thoshte, gjithe ju ushtaret e xhenjos kini qene armiq..Na i ka thene Kahreman Ylli ne nje mbledhje..Kujdes na tha, nga keta ushtaret e xhenjos qe punojne aty poshte..Mund te na hedhin ne ere uzinen..Jane armiq dhe armiku i brendshem eshte me i rezikshem se ai i jashtmi. Partia kerkon te jemi vigjilente..
Une per te vazhdoja te isha armik..Me njeriun e ri te partise riparonim vakiumet me difekt..
Menaxheri, nje njeri i perkryer, me origjine nga Bosnja, me thoshte shpesh qe vakiumet e demtuar, merri ne nje karoce dhe hidhi ne kazanin e plehrave..Ketu ne USA riparimi kushton me shume se ta blesh te re..Dhe pjeset e ndrimit jane me te shtrenjta se vakiumi i ri..
Menaxheri ishte mjaft inteligjent. .Kishte mbaruar universitetin ne Beograd dhe master ketu ne Amerike..Te njejten deshironte dhe per mua, megjithese une e refuzoja mbasi mosha ime iku..
Ai i dinte aftesite e mia dhe ne kryenim ushtrime me formula kimike, fizike, matematikore shpesh, apo flisnim edhe per letersi dhe muzike ballkanase..
Nje dite me tregonte kenge te treves se tij nga You Toube. .Ne nje video po kendonte Tose Proeski
– Ky ka nje histori tragjike e te dhimbshme..
-E di mire-i thashe..E.kam njohur kur ka erdhur ne Greqi..E adhuroja se ka kenduar per Nene Terezen dhe ishte ne vazhdim te rruges se Majka Terezes ,filanthropi me i madh i Ballkanit, ne moshen 25 vjecare..
Bile dhe kam shkruar per te..Ja ta nxjerr nga fb..
Ja perktheva aq sa munda..Ai me perqafoi dhe u perlot. U perlota dhe une..Ai nuk e priste qe une te kisha shkruar per Toshe Proeskin, qe ishte ylli i Ballkanit, i shuar ne moshen 26 vjecare.
Ti te mos punosh fare..Te dua 20 fjali ne anglisht, cdo dite, deri ne pushimin e drekes. Dhe mos haro te shkosh ne shkolle..
Ai mu be ferre derisa fillova shkollen e mbremjes.
Kolegu im, njeriu i ri i partise, as e kishte idene perse bisedonim, asqe merrte haber as nga matematika, as nga kimia e as nga letersia..
Ai kishte blere nje telefon te kohes, te cilin nuk dinte si ta perdorte fare..Mundohesha edhe une ta ndihmoja. por edhe une isha me keq se ai.
-‘Te pakten me regjistro numurat nga telefoni i vjeter- me tha.
Te parin dua te supervizorit..
Ai fliste disa here diten me supervajzerin tone shqiptar, duke e informuar me hollesi per ecurine e punes por edhe per mua duke me quajtur dembel, kulak, i deklasuar, etj.
Per hir te se vertete ai punonte shume, ishte puntor i madh, dhe kokeulur gjithashtu..
Ne fakt ne grupi i shqiptareve ishim grup gatishmerie dhe nuk kishim presion per punen..Nuk kishte norme e as nxitje per te punuar shpejt. Vetem kur ndodhnin difekte…
Ja regjistrova te gjitha numrat. .Por ne emrin e supervizorit shenova numrin tim te telefonit..Kur ai te merrte pergjegjesin e tij detyrimisht do pergjigjesha une..
E mbusha karocen me vakiume te perdorura ,sic me tha menaxheri dhe i thashe se do ti hedh ne kazanin e madh te mbeturinave..
-Do vonohem pak, se do shkoj edhe ne banje dhe do bej nje vjershe per pushken e partise tende.
Shprehjen, do shkoj ne banje te shkruaj nje vjershe, e kishim te perditshme..Kur kthehesha nga”banja”,na vinte sherri ne maje te kokes per vonesen.
-Ku i con keto vakiume, keto jane mall, nuk flaken..
Perdorem forcen, ai e mbante karocen, une e terhiqja, por e munda dhe e lashe duke u grindur me vehten etij
.-Sabotator i mutit…murmuriti
I hodha vakiumet ne kazan dhe shkova ne grupi tjeter i shqiptareve, si per te justifikuar vonesen..
Njeriu i ri i partise, u ca se rreni telefonit..Ai i binte pergjegjesit, por celulari me binte mua.
E ngrita.
-He njesh…
Kete shprehje perdorte pergjegjesi yne, sa here qe e merrte njeriu i ri i partise..
-Degjo pergjegjes..Ai i deklasuari, ai kulaku, ai sabotatori i hodhi te gjitha vakiumet..E kam pare dhe here te tjera..Me ka hedhur dhe pjeset e kembimit, qe kisha nxjerre nga vakiumet e vjetra.
Ka ikur si cdo dite ne banje dhe prit te vije, gjersa te mbaroje vjershen.
Ai e ka mbushur kupen
Duhet ta perzeme nga puna.
Pse nuk shkove ne drejtoresha.
Me ke thene qe do shkoj, me ke thene qe ballisti i ka ditet e numeruara..Po atij po i zgjaten ditet..Cti bej gojes, cti bej gjuhes pa nuk te prisnja ty un” o jo….
Nuk thuhen te gjitha sa me tha.
Ata qe degjuan telefonaten qeshnin..Une jo..
E bera per shaka, por nuk eshte shaka..Sa poshte na uli ajo kohe e ndritur, sa keq, sa keq…Mbetem viktima te kohes se ndritur, te vigjilences revolucionare, te flete-rrufeve, te spiunit.
Sa keq…Mua me vjen shume keq..
Njeriun e partise e kam mik shtepie..Ka femije te mrekullueshem. Do desha dhe une ti kisha te tille..
Nuk eshte per ta thene, por per njeriun e ri te partise shpesh beja 40 km per ta cuar e sjelle nga puna, se nuk eshte i afte as te marre nje patente, i kam trasportuar orendite shtepiake me rimorko kur ka ndruar shtepine, kemi qare hallet tona, kemi luajtur domino, kemi qeshur e kemi vajtuar..
Une nuk i zemerohem atij, i zemerohem atij qe e beson njeriun e ri te partise..Por edhe pergjegjesi qe e beson, nuk i ve faj.
Viktime dhe ai i kohes se ndritur, nje popull i tere viktime i vigjilences revolucionare..
U ktheva me karocen bosh..
Njeriu i ri po bertiste per vakiumet e hedhur dhe per vonesen ne banje.
.Ketu nuk e deshirojne shume ngritjen e zerit.
Zyrat ishin ngjitur..U habiten se pse bertet njeriu i ri i realizmit socialist ..
Menaxheri na thirri ne zyre..
I thashe se grindemi per sportin..Te gjithe e dinin qe une isha tifoz i cmendur me Skenderbeun, ai me Tiranen..Bile mbanim edhe simbolet e skuadrave ne ambjentin e punes..
-Por jo me ze te larte, na keshilloi dhe e ndryshoi biseden per familjet, stabilizimin, gjuhen,..te ndryshme..Nje kompjuter ishte mbi tavoline dhe jepte udhezimet apo difektet e castit, te cilat njekohesisht kalonin ne celularin e menaxherit
Ne cast aty doli emri im.
M.Fidani nuk e ka vendosur drejt prizen e dritave. .Shoqeruar edhe me foto..
Perseri..M.Fidani nuk i ka stukuar pllakat e banjes me stukon e.duhur….Shoqeruar me foto..
Nje tjeter, njeri i ri i vigjilences revolucionare, sipas mesimeve te partise dhe shokut enver, e zbuloi se kush ishte armiku i klases, dhe e dergoi mesazhin..
Njeriu i ri, nuk dinte as anglisht, por partia na meson qe te perdorim Google translate..
E verteta ishte se nuk kishte genjyer..Une e vura prizen, para disa ditesh, por bazamenti ishte shtrember dhe detyrimisht edhe priza. U konsultova me menaxherin dhe tha qe nuk ka problem, se priza eshte mbrapa krevatit e nuk dukej..Bile ai e montoi vete dhe mua me dergoi per stukim se kerkohej urgjent..Gjithashtu dhe per banjen u ndryshua ngjyra e stukos se nuk kishte per momentin edhe kjo ne prani te menaxherit..
Por vigjilenti i partise,nuk e dinte qe prizen e montoi vete menaxheri, as per ndryshimin e stokos dhe shpejt ta informojme partine nga rreziku i madh qe na kanoset nga armiku i klases, Meti Fidani.
Menaxheri u trishtua, u ndodh keq, dhe e mbylli telefonin…
E veme ne pozite kete njeri kaq te mire, qe eshte gjendur si vella, per ne shqiptaret e sapoerdhur ne USA.
Te gjitheve ai na ka marre. Pa gjuhe. pa orientim, pa gje…Hunj gardhi na ka marre..Do, te na beje njerez, por njeriu i ri i partise nuk behet kurre njeri.
Dhe perseri nuk ja hedh fajin asnjerit..Ja hedh kohes se helmuar te sapunit me racion.
Kohe, kur njeriun e trullosen, e corientuan, e shpronesuan, e kthyen ne nje robot te partise meme..Dhe njeriu i ri i partise fantazonte armiq te improvizuar, armiq te brendshen qe do ti luftonte duke spiunuar dhe armiq te jashtem qe do ti luftonte nga qendrat e zjarrit dhe nga pushka me tyte te shtrember..
Koha e ka fajin, nuk e kemi ne viktimat e kohes..Shpesh
mallkoj vehten pse u linda ne ate kohe qe nuk duhet te kisha lindur..
E mallkoj se sot u ndodha ne veshtiresi, kur femija te pyet:
Cdo te thote spiun baba..
Cdo te thote njeriu i ri socialist, baba..
Si tua spiegojme 30 vjecarve te sotem. Si?..
Nuk e di….

Meti Fidani
Florida
@NewsIn.Al

