Pa dashur te shkruaj një opinion të ditëve të sotme, po ripostoj një status timin të shkruar para dy vitesh, kur opozita doli nga parlamenti… Une akoma nuk e kuptova atë arsye… Çdo opozitë tjetër në çdo vend të botës nuk besoj se do priste dy vjet për të hyrë si ” nuse e bukur” në zgjedhje…
“Delexhinjte…
Keshtu quhen ne Opinion “listaret” qe zune vendin e “listareve ” te pare qe dhane doreheqjen nga parlamenti…Mbase shume prej nesh jane dakord me kete epitet te opinionisteve, por kur per keta thone delexhinj, ata qe i vune keta neper lista duke i diferencuar nga te tjeret anetare drejtues te forumeve partiake cfare jane??? Drejtues delesh??? Barinj??? …apo njerez qe zaptuan partite dhe me nje maje lapsi bejne cfare te duan me partite qe drejtojne???
Kur “formon” njerez me plasteline, mos kerko qe kjo plasteline te qendroje ne kembe…
Normal qe keta listare do e pranojne kete oferte milonere…ju erdhi nga qiellii te marrin paga deputeti nga taksat e shqiptareve…Kete ta kishit menduar qe ne momentin qe shpallet listat mbushur me DELEXHINJ, qe askush nuk i njihte… dhe ne, DELET me koken ulur i votuam dhe votojme, sepse te vetmen gje qe dime te bejme, eshte te harrojme, ata qe cdo kater vjet na “perdhunojne”…
Mos u mërzitni… pas dy vitesh zgjedhjet do vinë përsëri dhe këta që u tërhoqën nga parlamenti do hynë ashtu siç dolën pa ndryshuar asgjë…”/ 14 mars 2019
Si mendoni tani që listat kanë dalë dhe largqoftë partia që do jetë në opozitë, nëse dorëzon mandatet pas dy vitesh, a do të kete pjesa e mbetur e listave në përbërje kandidatë që do quhen “delexhinj” kur të marrin mandatet e dhuruara nga qielli???
Apo kush e vret mendjen kaq shumë…
# I.Jano
