Dhora Dajko Shkembi lindur më 25.03.1994 në Lavdar të Korçës.
Shkollën 9-vjeçare dhe të mesme i kreu në qytetin e Maliqit.
Në vitin 2015 ka përfunduar ciklin e parë të studimeve, e ndërsanë vitin 2017 përfundoi ciklin e dytë, pranë Universitetit Fan.S.Noli Korçë, Fakulteti Ekonomik, dega Financë – Kontabilitet.
Që në moshën 14 vjeçare u angazhua në aktivitetet artistike që organizonte Pallati i Kulturës “Dhimitër Orgocka” Maliq.
Në moshën 19 vjeçare ka punuar si speaker (folëse) në ABC radio në qytetin e Korçës, si dhe moderatore lajmesh në Radio Televizioni Korça (RTK).
Në moshën 20 vjeçare angazhohet në politikë dhe merr drejtimine Forumit Rinor Eurosocialist për Bashkinë e Maliqit.
Në vitin 2015 emërohet Specialiste e Marrëdhënieve me Shtypin, më pas Specialiste Ekonomiste në Pronat Publike.
Në vitin 2019 emërohet Drejtore Kabineti në Bashkinë Maliqdhe aktualisht mban pozicionin Drejtore e Teknologjisë së Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun në po këtë institucion.
Dhora është e martuar me Z. Klodian Shkembi dhe kanë njëvajzë, Khloe-n ( 2 vjeç ).
Dhora kandidon për zgjedhjet vendore 2021 nën siglën e Partise Socialiste të Shqipërisë.
#G.Haxhillari

