HomeKulturë / ArtKënga Magjike 2021. Njihuni me artistët pjesëmarrës.

Kënga Magjike 2021. Njihuni me artistët pjesëmarrës.

 

 

Së shpejti ,  pritet të fillojë sërish një nga spektaklet më të mëdha të muzikës shqiptare , Kënga Magjike 2021 .
Në  rrjetet sociale ,  është bërë e ditur lista e këngëtarëve pjesëmarres dhe mund të themi që  janë  emra të  njohur dhe mjaft të lakuar në  showbizin shqiptar .
Ky  edicon i 22 – të  i Këngës Magjike do të nis në datën 21 Mars  2021  në  emisionin  E Diela Shqiptare , e moderuar nga Ardit Gjebrea .

Po të  kthehemi mbrapa në kohë ,  Kënga Magjike u zhvillua për herë  të  fundit në  vitin 2019 ,  nje vit tepër i vështirë  pasi Shqipëria pësoi shumë humbje dhe fatkeqësi nga tërmetet .
Organizatorët e spektaklit dhe vetë  artistët  u solidarizuan dhe vendosën që biletat e tri netëve të Këngës Magjike do të shkonin në ndihmë të familjarëve  që u prekën nga tërmetet .
Në finale  , triumfoi  këngëtarja Eneda Tarifa me kengen “  Ma zgjat doren “  kompozim nga Florian Mumajesi .
Fill pas asaj nate ,  vendosën që viti pasardhës 2020 Kënga Magjike nuk do të zhvillohet,pasi kishin nevojë për një pauzë  .

Tashmë  jemi në  2021 dhe një fenomen tjetër përpos tërmeteve ,  u bë edhe pandemia  Covid19 ,  e cila po lë  ende gjurmë  në jetët tona .
Kjo nuk i paska ndalur artistët tanë të marrin pjesë , në këtë kompeticion muzikor dhe jemi tepër kureshtar në  cfarë  rrethanash do të zhvillohet ky spektakël duke respektuar dhe rregullat për parandalimin e virusit .
A do të jetë  po njësoj si në vitin 2019   gjëndja emocionale e artistëve përsa i  përket këtij fenomeni dhe për më  tepër si do të jetë  dalja e tyre në skenë  pa prezencën dhe mbeshtetjen e publikut në sallë ?!

Keto dhe shumë të tjera do ti zbulojmë me kalimin e kohës , deri atëherë iu urojmë të gjithë  pjesëmarrësve   suksese dhe fat në  Kënga Magjike 2021 .

Më  poshtë lista e artistëve që do të marrin  pjesë në Kënga Magjike 2021 .

#L.Dajlani

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments