Para vitesh ne nje darke po e lusja babain te provonte mishin qe ishte gatuar super dhe pas insistimit tim me tregoi historine e tij nga femijeria qe e beri te mos e vinte me ne goje….Ne vitin 45 , ne parku Rinia(ne ato vite nuk egzistonte), diku perballe universitetit Fan Noli, ishte nje ranishte ku u pushkatuan 4 vete dhe qe i groposen duke i mbuluar ceket dhe pa kujdes….Te nesermen kur shkuan perseri me shoket per te luajtur, pane nje tmerr te shkaktuar nga qente qe kishin zbuluar kufomat…
Para vitesh pasi pesova nje defekt me makinet ne Selanik dhe e lashe ne servis, dola ne Vardari per tu kthyer me ndonje taxi te rastit nga ato pa license, pune qe e benin shume korcare dhe jo vetem. U nisem pak vone pasi nuk gjeti tjeter pasagjer…Nuk mjaftuan bisedat e rendomta, por afer Amindios me thote qe do devijonte pak nga rruga, pune minutash, se kishte nje pune…Qendron prane nje objekti qe po ndertohej dhe filloi te ngarkoje me shpejtesi ne bagazh pllaka…U ndjeva sh keq, kuptova qe po vidhte, por rruges e pohoi vete , duke u justifikuar qe po ndertonte shtepine ne Korce…Gjithe rruga derisa aritem, mu be nje ankth dhe turp qe do me mbetej gjate brenda vetes.
Dite me vone rastesish e shikoj ne shoqerine e njerit prej drejtuesve te larte politike dhe me pas mori dhe nje post te mire publik..
Ps. Pa modesti them qe kam pasur ne kohe te ndryshme ftesa per tu perfshire ne politike, dhe i falenderoj per vleresimin. I kam anashkaluar mbase i ndikuar nga “taxixhiu”, mbase dhe per pa aftesi.
E verteta eshte qe politika kudo ka si njerez te ndershem, te perkushtuar, te pergjegjshem per detyren, ashtu si ka edhe te neveritshem,servile dhe me te gjithe te ligat…Te dy kategorite mbledhin rreth vetes njerez te llojit te tyre pas te cileve pershtatet dhe votuesi. Eshte aftesi e tij per ti selektuar dhe ushtruar kete pergjegjesi ne diten e votimit…Raporti i tyre percakton kahun nga leviz dhe dominohet e ardhmja ne cdo shoqeri.
Armand Ilia Baze