HomeKulturë / ArtPër besimtarët ortodoksë. Pasnesër është "E Hëna e Pastër"… Çfarë eshtë Kreshma?

Për besimtarët ortodoksë. Pasnesër është “E Hëna e Pastër”… Çfarë eshtë Kreshma?

Kreshma

1 . “Kreshma s’duhet të mbahet vetëm nga goja, po gjithashtu nga syri, veshi, gryka, këmbët, duart dhe gjithë pjesët e trupit. Syri duhet të apstenojë nga pamjet e papastra, veshi nga thashethemet dashakeqe, duart nga veprimet e padrejta – Shën Joan Gojarti.

2 . “Kreshma është një dhuratë e çmuar e Perëndisë. Traditë shumë e lashtë që u ruajt si trashëgimi atërore dhe arriti deri në ditët tona” – Shën Vasili i Madh.

3 . “Kreshma! Eshtë një përpjekje që bën njeriu kundër natyrës së tij për të patur uri dhe etje. Eshtë një shpatë që pret grykën dhe pengon gjellët e ëmbla e të shijshme. Eshtë një bar që shuan çdo zjarr trupor, që largon nga shpirti mendime të liga dhe e çliron atë nga ëndrrat e pështira dhe fantazitë e molepsura. E bën të ndjehet i qetë në lutje, të ndriçohet nga Perëndia dhe të ruajë mendjen. T’i mbajë sytë hapur dhe të jetë i dërmuar, të psherëtijë dhe të qajë me lot e përulësi. Të ndërpresë fjalët e tepërta, të qetësohet në heshtje, të shmangë të ngrënët e tepërt, që të mbajë trupin e shëndetshëm, sepse kreshma është nëna e shëndetit. Ajo sjell pastëri, dëbon mëkatet dhe hap portën e Parajsës nga ku u dëbua Adami, i cili nuk kreshmoi” – Shën Joan Sinaiti.

4 . Kreshma e vërtetë është kur distancohemi nga të këqijat. Qëndrimi larg ushqimit ka si qëllim të frenojë forcën e trupit dhe të largojë çdo mëkat. Ai që kreshmon vërtetë duhet të jetë i butë, i qetë, i përulur, bujar dhe i dhembshur. Të dëbojë nga shpirti çdo ligësi të njeriut që ka pranë. Më mirë të bëjmë kreshmë dëshirash të liga, se sa kreshmë ushqimesh. Mos bëjmë asgjë që ka për qëllim lëvdimin e njerëzve. Kjo është kreshma e vërtetë” – Shën Joan Gojarti.

5 . “Në kreshmim njeriu nuk duhet të bindet vetëm ndaj rregullit të grykësisë në lidhje me ushqimin, por të frenohet edhe nga çdo mëkat, kështu që ndërsa agjëron, gjuha të agjërojë gjithashtu duke u frenuar nga shpifjet, gënjeshtrat, keqfolja, poshtërimi i vëllait, zemërimi dhe çdo mëkat i kryer nga gjuha. Gjithashtu duhet të agjërojnë edhe sytë, të mos shohin gjëra të kota, mos të shohë asgjë pa turp e pa ndrojtje. Duart e këmbët duhet të ruhen gjithashtu nga veprimi i keq” – Ava Dhorotheu i Gazës.

6 . “Kreshma përul trupin, agripnia pastron mendjen, qetësia sjell heshtjen, heshtja sjell lotët, nëpërmjet të cilave njeriu pagëzohet sërish dhe largohet nga mëkati” – Ava Loginos.

7 . “Kreshma është ilaç” – Shën Joan Gojarti.

8 . “Të jesh i gëzuar dhe i lumtur, sepse nga mjeku t’u dha një ilaç që zhduk mëkatin”. Ashtu si krimbat në zorrët e fëmijëve zhduken me ca ilaçe të hidhura, me të njëjtën mënyrë kreshma e vërtetë e vret mëkatin, që fshihet në brendësi. “Lyej kokën tënde dhe laj fytyrën tënde. Mos e ndrysho fytyrën tënde siç bëjnë hipokritët. Ai që je, i tillë të dukesh. Mos ndrysho pamje, që të dukesh i vrerët, me qëllim që të fitosh emër të mirë, duke dhënë përshtypjen e kreshmës” – Shën Vasili i Madh.

# Viki Jano

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments