Ejona Mema (Zhuli) ka lindur në Ersekë, më 16.09.1993.
Ajo ka kryer studimet pranë Universitetit “Fan S. Noli, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi”, në Korçë. Më pas ka kryer edhe ciklin e dytë të studimeve, “Master profesional” për arsimin e mesëm të lartë në “Gjuhë-Letërsi” me profil minor në “Arte”.
Ajo ka punuar si kujdestare sociale pranë fondacionit “Kenedi” nga viti 2009-2016.
Njëkohësisht ka lobuar dhe advokuar për çështjet rinore në nivel Lokal, Kombëtar dhe Ndërkombëtar, bazuar në lidhje me përfshirjen e saj vullnetare në Organizata Jo-Fitimprurëse.
Më pas është zhvendosur në Tiranë ku ka kryer “Kolegjin Teologjik Ungjillor”për dy vite dhe ka punuar njëkohësisht si përkthyese.
Momentalisht punon si redaktore për “Kolegjin Teologjik Ungjillor”.
Gjithashtu punon edhe si moderatore në radio, në Korçë.
Ejona Mema (Zhuli) kryeson listën e LRE për kandidaturë për Deputete në Qarkun Korçë.
#G.Haxhillari

