Ismeralda Seidolli është vajza energjike, vetëm 21 vjecare që kandidon në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Korçës.
Seidolli ka lindur në Voskop më 12 Mars 1999, në fshatin prej të cilit asnjëherë nuk i ka shkëputur lidhjet dhe gati në çdo fjalim të saj politik, ajo përmend resurset e zonës ku është rritur, duke kërkuar me forcë rritjen e investimeve në bujqësi me qëllim integrimin e të rinjve në këtë fushë duke shmangur braktisjen e zonave rurale nga brezi i ri.
E njohur si një model i të riut rebel dhe revolucionar emri i Seidollit nuk është i panjohur për opinionin publik.
Ajo është konsideruar si simboli i protestës studentore nga gazeta “Shekulli” dhe uragni rinor nga “Koha jonë” duke qënë pjesë e organizatorëve të protestës studentore. Gjatë kësaj periudhe (2018- 2020) ajo ka mbajtur postin e kryetares të “Këshillit Studentor” dhe është zgjedhur 2 herë drejtuese e studentëve, me vota unanime.
Ajo ka përfunduar studimet në Bachcelor për Agrobiznes, në Fakultetin e Bujqësisë, (UNIKO) si studente e ekselencës dhe aktualisht vazhdon studimet për Filozofi Sociale në Universitetin Fan S Noli.
Në përiudhën Qershor 2020 Seidolli kandidon në zgjedhjet për oragnet drejtuese të Universitetit, për të qënë pjesë e Senatit Akademik, me një mandat 4 vjeçar dhe fiton këto zgjedhje nga votat studentore si kandidatja më e votuar.
Para disa ditësh Seidolli tërhoqi përsëri vemendjen e opinionit publik me praninë e saj në emisionin e Blendi Fevziut “Opinion”, qëndrimi i të cilës u konsiderua spektakolar nga opinionistët dhe shtypi i shkruar, për shkak të moshës të vogël, elekuencës dhe saktësisë së shprehjes.
Jemi në pritje për të zbuluar akoma mbi qëndrimet dhe angazhimet politike të Seidollit.
#G.Haxhillari

