Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin L. H., 20 vjeç, banues në fshatin Biranj, Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap në lagjen nr. 2, Pogradec, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçare, banuese në Pogradec, pasi u kap në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. E., 23 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka thyer xhamin e derës hyrëse të Urgjencës së spitalit të Korçës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. K., 61 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka punuar me mjet bujqësor, një pjesë toke, për pronësinë e së cilës ka pretendime edhe një shtetas tjetër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
@NewsIn.Al
