KreuAktualitetiNuk bëhet politikë duke ngritur akuza ndaj gazetareve zoti president...njerëzit nuk janë...

Nuk bëhet politikë duke ngritur akuza ndaj gazetareve zoti president…njerëzit nuk janë si “shtanga” që mund ti  ulësh e ti ngresh si të duash!

Nuk bëhet politikë duke ngritur akuza ndaj gazetareve zoti president…njerëzit nuk janë si “shtanga” që mund ti  ulësh e ti ngresh si të duash!

Drogën, paratë, florinjtë mos ja përmënd gazetares që rri në dëborë e acar, shi e diell për të informuar popullin për çdo ngjarje…Mos kujto se është në dëshirën e tyre t’ ju intervistojnë, apo të shkruajnë “xhevahiret” që ju nxirni nga goja…thjesht ju keni postet dhe vetëm ato ju bëjnë lajm…asgjë tjetër!

Mos u merr me yjet në Korçë zotëri…Irisi dhe kolegët e koleget e saj bëjnë vetëm punën si gazetare, atë punë që në një muaj shpërblehet sa bakshishi që le ti në berberi ku qethesh dhe rruhesh!

Ja çfarë shkruan gazetarja korçare Iris Rezhda në postimin e saj:

“Pyetje e porositur nga një drogaxhi” – Tha Pesidenti Meta për pyetjen time të bërë në Korçë për 21-janarin.

Duke qenë se pyetjen ja bëra unë, Presidenti duhet të flasë për atë “drogaxhi” që më paska porositur mua që t’i bëj pyetje atij.

Prej vitesh karriere në Gazetari, dhe punë në televizionet më të mëdha jo vetëm që s’kam marrë kurrë porosi nga “drogaxhinjtë” që janë kaq shumë në këtë vend, por as kam pasur kontakt me to, asnjëherë, kurrë.

Kur Presidenti quan një gazetare që merr pyetje nga një drogaxhi është një akuzë shumë e rëndë, që unë se mbaj dot, ndaj Presidenti duhet të flasë me emra se kush qenka ai drogaxhi, nëse se bën ai kush? Nëse i pari i shtetit se bën, kush mendohet ta bëjë?

Pastaj zoti President pse një pyetje nuk i përgjigjesh kur gazetari të drejton mikrofonin pikërisht në Korçën që ti e viziton aq shpesh, por zgjedh t’i përgjigjesh në studiot e rehatshme e të ngrohta televizive të Tiranës?

Lëri poezitë shqip e anglisht dhe kthehu në lartësinë e detyrës si i pari i Shtetit e jo si i pari që hap një konkurs poezie që po çudit dynjanë.

Presidenti ose duhet të mbajë përgjegjësi ose të kërkojë falje për një gafë dhe një adresë të gabuar në orët e vona të mbrëmjes!!

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit