-NUK DUA TË SHËROHEM-
Syve tuaj s’u shpëton kurrë asgjë,
Rimeli i rrjedhur, një kopsë e rënë,
E qeshura, dy kilet e tepërta,
Që trupi im lufton t’i mbajë…
Gati i keni përkufizimet, përherë,
Këshillat, ilaçet, por kurrë një sup,
Në mikroskopin tuaj mundoheni
Dhe mendimet në tru t’mi vëzhgoni…
Flijeni top mendjen: nuk dua të ndryshoj,
Mbyllni sytë, ikni nga unë, bëni ç’të doni!
O njerëz, dashuria është sëmundja,
Nga e cila, nuk dua të shërohem…
-ARMENIDA-
Korrik 2023
@NewsIn.Al

