“Nuk e diskutoj fare o burrë, jemi goxha lart”- Zbardhen takimet mes Agasit, Beqirit dhe Karçanajt: Nardi ka nxjerrë sekretin…
Në dosjen hetimore të AKSHI-t dokumentohet me pamje takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj, të cilët akuzohen nga SPAK se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Pamjet janë regjistruar nga Ergys Agasi me kamerën e instaluar në zyrën e tij, e cila ishte e lidhur edhe me celularin.
Në një bisedë biznesmeni Ermal Beqiri i drejtohet Ergys Agasit duke i thënë se “Informacioni është gjë shumë më e madhe sesa numrat”.
Agasi i përgjigjet me habi “Ue”.
Në një tjetër moment Ermal Beqiri i thotë: Ça me i bo atit…
Ergys Agasi i përgjigjet: Nuk e diskutoj fare o burrë, tashi jemi goxha shumë shumë lart.
Takimet dhe bisedat në zyrë mes Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt
Këto biseda janë bërë në vitin 2023
Në një tjetër episod ku e pranishme është edhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasi thotë: E ka bërë gati kallëzimin penal për Nardin se e ka nxjerrë sekretin….Edhe filloi pastaj e poa situatën si shkoi, filloi pastaj, jo po Nardi kshu…filloi tu shpjegu.
Pas kësaj bisede, drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj largohet.
Nga pamjet filmike të regjistruara rezulton se këto biseda janë bërë në 16 mars 2024 në orën 20:05 të mbrëmjes.
Takimet dhe bisedat në zyrë mes Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt
Vendimi i GJKKO
Kujtojmë që Gjykata e Posaçme vendosi të enjten vazhdimin e masave të sigurimit personal “arrest shtëpie” për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoren Hava Delibashi. Për tre biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha e Rogers Rryta mbeti gjithashtu në fuqi masa e “ndalimit për të dalë jashtë vendit”.
@NewsIn.Al
