KreuPolitikaNuk është estradë, është tragjikomedi! Çudirat në selinë e Partisë Demokratike kanë...

Nuk është estradë, është tragjikomedi! Çudirat në selinë e Partisë Demokratike kanë arritur kulmin. 

Nuk është estradë, është tragjikomedi! Çudirat në selinë e Partisë Demokratike kanë arritur kulmin.

Lulzim Basha ka vendosur, që selinë ta blindojë dhe kyçë, deri në pikën kur edhe njerëzit e tij nuk hyjnë dot më.

Në seli është paraqitur Jorida Tabaku, një nga besniket e Bashës, por e ka gjetur derën të kyçur dhe ka mbetur jashtë.

Pak më vonë të njëjtin fat me deputeten Tabaku kanë pasur dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike.Dyer të blinduara, bunkerë te trashëguar…A është kjo demokracia? Edhe frikë, edhe demokraci mund të jenë bashkë?

Nuk mbrohet selia me blindim dyersh. Nëse doje të tregoje forcën dhe ndikimin tënd në elektoratin demokrat, zoti Basha kishe mbledhur zgjedhësit e tu dhe kishe pushtuar bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestë! Nëse realizoje këtë, askush nuk do guxonte ti afrohej selisë për të të marrë karrigen!

Ja dhe reagimi i deputetit Noka pas dyerve të mbyllura të selisë së PD, selisë që ai përfaqëson në parlament.

“Një grup deputetësh, anëtarë të grupit parlamentar të PD, erdhëm sot në seli, në shtëpinë tonë, për të zhvilluar një takim dhe mbledhje në lidhje me axhendën që do të ketë grupi parlamentar dhe PD për vitin 2022.

Ajo që po konstatojmë me dhimbje, është se shtëpia e lirisë, PD, sot duhet të ishte një ambient që duhet të gumëzhinte dhe të mblidheshin demokratët. Për fat të keq, Rama me pengun e tij, e kanë kthyer në Alkatraz të kohëve moderne! Gjithçka e mbyllur dhe e kyçur, e ka kthyer PD në një burg të sigurisë së lartë. 

Pengu i Ramës, mund të rrijë i vetëburgosur, si mënyra më e mirë që Rama të zgjasë ditët e pushtetit. Mund të burgosë pengun e tij, por jo shpirtin e lirë të demokratëve. 

Data 8 do të jetë një ditë kur demokratët të marrin frymë lirisht. Jo nga qelitë e Alkatrazit, por nga shtëpia e lirisë.  Nga Alkatraz, demokratët në mënyrë paqësore do ta kthejnë në shtëpinë e lirisë“, tha Noka.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit